Dy aeroplanë që po drejtohen për në aeroportin Zaventem në Bruksel kanë dhënë alarmin për bombë.
Lajmin e ka raportuar transmetuesi publik belg ‘VRT’.
Aeroplanët thuhet se pritet të ulen shumë shpejt në aeroport, ndërsa shërbimet e emergjencës janë në pistë në pritje për të verifikuar alarmin dhe kërcënimin.
Sipas VRT, e cila citon prokurorin federal belg, “kërcënimi është aq serioz sa për të ndërhyrë menjëherë”.