Një alarm për bombë u raportua të martën në një avion izraelit civil i cili po fluturonte mbi Zvicër, sipas Skyguide, kompania që mbikëqyr hapësirën ajrore zvicerane.
Aeroplani ishte nisur nga Nju Jork dhe kishte si destinacion Tel Avivin, raportojnë mediat.
Dy aeroplanë janë nisur në ndjekje të avionit pas alarmit për bombë,i cili u ngrit si shqetësim nga pilotët, tha zëdhënësi i kompanisë ajrore./Panorama