Policia e Athinës ka nisur evakuimin e stacionit të metrosë “Monastiraki” pas një telefonate të marrë, ku njoftohej se në orën 17:48 do të shpërthente një bombë.
Mediat greke raportojnë se telefonata është bërë në orën 15:51, afërsisht dy orë para nga mometi i paralajmëruar i shpërthimit.
Nuk dihet ende nëse njoftimi i marrë është i vërtetë dhe cili është personi që e ka dhënë./Opinion.al