Një person në Beograd kërcënonte me bombë ndërtesën e Qeverisë Serbe, i cili paralajmëronte se do të aktivizonte eksplozivin për ta hedhur në erë.
Për plot 3 orë, nga ora 04:00-07:00 të mëngjesit të sotëm, policia negocionte me 39-vjeçarin me iniciale M.S. Në vendngjarje ndodheshin forcat speciale, skuadrat e anti-terrorit, zjarrfikësja dhe ambulanca.
Pas negociatave disa orëshe, autoritetet arrestuan autorin që kërcënonte se do shpërthente ndërtesën e qeverisë, ndërsa rezulton se ai është person me precedent penal. Hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar qëllimet e 39-vjeçarit, ndërsa nuk ka ende një motivacion konkret, raportojnë mediat serbe.
Gjatë 3 orëve, i gjithë qarkullimi ishte paralizuar deri sa u normalizua situata.