Bota

Alarm i ri për sulme nga ajri, Ukraina lufton për Kievin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:10 - 26/02/22 |
Opi Nion

Alarmi i ri për sulm ajror në Kiev, ndërsa qytetarët duhet të vrapojnë drejt vendstrehimeve. Është tashmë një tjetër alarm pas një nate luftimesh të forta dhe zhurmave të vazhdueshme të shpërthimeve, të cilat janë dëgjuar gjithnjë e më pranë qendrës së qytetit.

Gjithashtu rreth agimit, të shtëna, ndoshta mortaja, janë dëgjuar nga lindja, në zonën e aeroportit Zhulyany.

Nata e tretë e luftës në Ukrainë ka parë forcat e Kievit që i rezistuan me forcë sulmeve ruse që arritën në muret e kryeqytetit, me Presidentin Zelensky që drejtonte personalisht rezistencën e që hodhi poshtë hipotezën e një evakuimi, për në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar në vend të saj, armë për të sprapsur armikun./Opinion.al

Pas