Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Al Jazeera: Shqipëria, së shpejti qendër e krizës së refugjatëve në Europë. A ka vendi i varfër kapacitete për të pritur sirianët?

2016/03/14 at 2:08 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Al Jazeera: Shqipëria, së shpejti qendër e krizës së refugjatëve në Europë. A ka vendi i varfër kapacitete për të pritur sirianët?

Nga Andrew Connelly-


Gazetar britanik i vendosur në Athinë për të mbuluar çështjet e migracionit dhe refugjatëve në Europë-

Përktheu për Opinion.al: Alteo Hysi

***

“Një vend si  Shqipëria, me historinë e vet të migrimeve, mund ta gjejë veten së shpejti në qendër të  krizës së refugjatëve të Europës”.

cf15cf6e920e433382abf16218880e44_18

Tiranë, Shqipëri- Ata vijnë me mijëra gjatë natës, të veshur me lecka, disa duke mbajtur fëmijë në krahë. Duke sfiduar temperaturat nën zero ata ecën në këmbë përgjatë terrenit të thepisur dhe dëborës së maleve shqiptare.

Ndërkohë, më shumë fëmijë vdiqën në brigjet e Europës teksa një tjetër anije që transportonte rreth 60 refugjatë, u përmbys në detin Adriatik pasi u përplas me një anije të marinës italiane që po përpiqej ta ndalonte të hynte në ujërat e Italisë.

Raportime të tilla ishin të zakonshme gjatë viteve 1990, kur dhjetra mijëra refugjatë shqiptarë u larguan pas përmbysjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe mungesës së ligjit në shtetin e Adriatikut.

Sot, peisazhi politik në Shqipëri është formësuar disi, por pak më shumë se 100 km larg në kufirin Greko-Maqedonas, dhjetra mijëra refugjatë kryesisht Sirianë, vijojnë të grumbullohen.

Mbyllja e fundit e rrugës ballkanike dhe kriza humanitare e përshkallëzuar me shpejtësi në Greqi, i ka bërë shumë njerëz të pyesin veten nëse Shqipëria është gati ta shohë rrjedhën e migracionit teksa devijon nëpër territorin e saj, duke çuar në ripërtëritjen e skenave të luftës mbi tokë dhe në det, në një tjetër kufi të Europës?

Të hysh në Shqipëri përmes Greqisë -terreni duket armiqësor, male të dhëmbëzuar, humnera të papritura dhe pyje të dendura shtrihen në horizont, teksa shenjat përgjatë autostradës paralajmërojnë praninë e arinjve dhe ujqërve.

Por disa vëzhgues si Vassilis Nitsiakos, professor i historisë në Universitetin e Janinës në Greqi, mendojnë se kufiri 280 km është i depërtueshëm për ata që kanë informacionin e duhur.

“Unë kam ecur nëpër atë kufi në mënyrë të paligjshme disa herë.Shkoj me studentët e mi”, qesh Nitsiakos. “Verën e kaluar  na u deshën vetëm 20 minuta në grup në kufirin afër Konitsës në Greqi, dhe pastaj pas dy orësh ishim në Shqipëri”.

“Kjo është një rrugë shumë historike, mijëra emigrantë shqiptarë e kanë përdorur atë disa herë dhe ende e bëjnë, ata vijnë për të punuar në Greqi gjatë ditës dhe kthehen mbrapsht në fshatrat e tyre gjatë natës. Ne nuk shohim ndonjë polic, askush nuk do t’ia dijë. Është një sekret i hapur, autoritetet e tolerojnë atë. Pra, nëse refugjatët e sotëm do të dinin rreth kësaj, ata mund ta bëjnë këtë. Pyetja është: A kanë ata ndonjë rrugëdalje nga Shqipëria?”

Por edhe nëse refugjatët arrijnë të depërtojnë në territorin shqiptar, a posedon ky vend i varfër infrastrukturën për strehimin e tyre?

Për Marie-Helene Verney, duke folur për Al Jazeera në zyrën e UNHCR-së në Tiranë, përgjigja është një  “JO” ulëritëse.

“Ata kanë kazermat ushtarake në kufirin jugor-ata thonë se janë gati që t’i përdorin si strehim, por ata nuk janë. Ata janë të pamjaftueshëm dhe pa burime. Ka një pyetje të vërtetë këtu. Pastaj cfarë ndodh? Qeveria shqiptare ka qënë ekstremisht jo e  gatshme të angazhohet publikisht në ndonjë plan, sepse ata thonë “nëse flasim për këtë në media, atëherë refugjatët do të vijnë”.

“Por ne i themi atyre: Ata do të vijnë, pavarësisht nëse ju e keni apo jo në plan”.

a374246ac94f4450bb286be9eead2b53_18

(Në foto, Marie-Helene Verney)

“Është njerëzorja… pastaj është ligji”

Në Karrec, e vetmja qendër paraburgimi e Shqipërisë për “migrantët e parregullt”, e gjendur në fund të një rruge me dredha jashtë një perieferie të kryeqytetit, Tiranës, shkalla e ngushtë e aftësive të vendit bëhet e dukshme.

Shqipëria ka një marrëveshje të ripranimit me Greqinë, ku migrantët e kapur përgjatë kufirit mund të kthehen pas 14 ditësh. Por, kur Al Jazeera vizitoi objektin, ai ishte bosh. E vetmja provë e banorëve të mëparshëm ishin disa rroba të braktisura, të varura në një tel rrobash dhe grafite arabe mbi muret e dhomës së lutjeve.

c94cb1b244964d4db3e968f034e7e5ba_18 (1)

I ulur në zyrën e tij, Drejtori i Qendrës, Gëzim Goci, i hedh një sy të kujdesshëm transmetimit të lajmeve në televizion mbi refugjatët në kufirin maqedonas. Shiu që bie mbi xhamat e dritares dhe vetëtimat shtrëngojnë dhomën.

Goci fillon të rikujtojë dhe të bëjë krahasime historike për flukset e sotme të refugjatëve.

“Familja ime është nga Shqipëria lindore. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 shteti nuk funksiononte, kështu që ne kemi hapur shtëpitë tona për vëllezërit tanë që vijnë përtej kufirit. Dhe kur shoh këta të rinj nga Siria, ndjej për ta”, thotë ai.

“Por ka njerëzillëk, dhe pastaj është ligji. Kthehu në kohën e diktaturës, ka pasur shumë roje të armatosura dhe mbikqyrës në kufi, por kjo ishte për të na ndaluar ne të largoheshim”.

0695c02a20714e77ba6c28aa1bcdc680_18

(Ne foto, Gezim Goci, Drejtor i Qendres se Paraburgimit ne Karrec)

Historia vetjake e Shqipërisë për migrimin

Nga viti 1941 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Shqipëria sundohej nga diktatori stalinist Enver Hoxha. Besimi i tij paranojak se fuqitë e huaja ishin përqendruar në pushtimin e vendit, e ktheu Shqipërinë në një shtet të përjashtuar, mbyllur nga pjesa tjetër e botës, një Kore e Veriut  në Ballkan.

Një nga trashëgimitë e dukshme të tiranisë së tij janë qindra e mijëra bunkerë që ai urdhëroi  të ndërtoheshin në të gjithë vendin, nga maja e maleve në plazhet dhe sheshet në qendër të qytetit. Shumë ende mbetën, por  në ditët e sotme, sipërmarrësit shqiptarë preferojnë t’i shpërthejnë ato për të marrë celikun, ndërsa ciftet e reja i përdorin ato si vënde intime për akte romantike e erotike.

Shqipëria ka një histori të emigrimit shumëdimensional.

Regjimi brutal i Hoxhës dhe rënia e tij prodhuan  qindra mijëra refugjatë.

Një valë e dytë erdhi në vitin 1997, gjatë tranzicionit të vendit në një ekonomi tregu, kur zona të tëra të mëdha të popullsisë u varfëruan pothuajse brenda natës, teksa paratë e tyre u zhdukën në një sistem të skemave të korruptuara piramidale.

Mosbesimet e mëvonshme të qeverisë shpërthyen në trazira civile, e cila u bë vdekjeprurëse pasi depot e armëve u plaçkitën dhe përleshjet midis policisë, opozitës dhe kriminelëve të armatosur që dominuan në qytete të tëra, lanë mijëra të vdekur.

Pavarësisht reformave të mëvonshme politike dhe statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi ka xhepat e varfërisë dhe një GDP për frymë nën 5,000 $, sipas Bankës Botërore.

Ironikisht, këto kushte kanë detyruar dhjetëra mijëra shqiptarë për të përdorur rrugën ballkanike,për të arritur Evropën veriore.

Në vitin 2015, shqiptarët ishin të dytë vetëm pas sirianëve në numrin e kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani (54.762). Berlini ka vlerësuar që atëherë Shqipërinë si vend të sigurt dhe ka  filluar kthimin mbrapsht të një mase të madhe njerëzish në vendin e tre milionëve me shumicë dominuese myslimane.

Që nga përshkallëzimi i krizës së refugjatëve në Evropë verën e kaluar, një foto ka qarkulluar në mediat sociale. Ajo përshkruan një anije të madhe pjesërisht e penguar nga mijëra trupa njerëzish të varur mbi krye, ngjitur dhe kapur pas litarëve të portit dhe disa prej tyre të rënë në det. Është thënë se bëhet fjalë për refugjatët sirianë në Greqi në vitin 2015, ose europianët që i ikin Luftës së Dytë Botërore për në Afrikën e Jugut. Në fakt, fotoja nuk tregon as njërën, as tjetrën.

Është një foto e anijes famëkeqe të Vlorës, plot më shqiptarë, në portin jugor Italian të Barit, në vitin 1991.

Images

Në një ditë me diell, në Mars 2016, deti valëzohet butësisht në plazhin e braktisur të Zvërnecit, në afërsi të qytetit të Vlorës.

Burime nga policia i thanë Al Jazeera se në dy muajt e fundit, dy anije ishin gjendur aty pranë, por nuk mund të spekulohet për qëllimin e mundshëm të përdorimit të tyre.

91a2db82ff234900b8ae44c77d15a2ab_18

(Plazhi i Zvernecit, foto nga Nicola Zolin/Al Jazeera)

Alba Cela, Zëvendës Drejtore e Institutit Shqiptar të Çështjeve Ndërkombëtare, me qendër në Tiranë,  thotë se “Adriatiku ka qenë prej kohësh një kanal i trageteve të drogës dhe cigareve në Itali, por mundësia e mallrave fitimprurës mund të jetë shumë joshëse për rezistencën e gangsterëve”.

“Shqipëria shpenzoi shumë përpjekje për të luftuar trafikimin me motoskaf në Itali dhe madje na u desh të kalonim ligje të rrepta. Për shembull, ka pasur një moratorium të plotë për skafet, për vite, madje edhe për argëtim nuk u lejohet të zotërojnë një të tillë”.

“Tani, në qoftë se ju keni refugjatë të  bllokuar këtu, sigurisht ata do të rindiznin interesimin e organizatave të krimit të organizuar për t’i kontrabanduar ata në Itali. Kjo do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Eshtë një bregdet i vogël, por ka pika të veta të fshehura që janë të vështira për t’u kontrolluar. Ju nuk mund ta keni nën kontroll”.

Kalimi nga bregu shqiptar në rajonin jugor të Pulias në Itali është 50 milje larg, në mënyrë të konsiderueshme më larg  se sa distanca nga Turqia në ishujt grekë, e cila është mezi katër milje, por ka rezikuar më shumë se 400 jetë vetëm gjatë këtij viti.

“Unë kam frikë nga deti, por jam e dëshpëruar”

Hannah, 21 vjec, një studente siriane nga Damasku, është duke hyrë në javën e saj të dytë që qëndron e mbërthyer në kufirin me Maqedoninë. Pasi i është dashur të durojë  kushtet e përkeqësuara në kampin e mbipopulluar , ajo thotë se po shqyrton mundësi të tjera.

“Unë mund të provoj rrugën e Shqipërisë për në Itali. Unë kam frikë nga deti, por jam e dëshpëruar. Do të provoja dicka. Edhe një tjetër udhëtim të vdekjes në Mesdhe.”

Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, 9.295 refugjatë dhe emigrantë kanë mbërritur nga deti në Itali gjatë vitit 2016, por pothuajse të gjithë u larguan nga brigjet e Afrikës Veriore.

Flukset e refugjatëve janë përcaktuar shpesh nga madhësia e gjurmëve që kanë lënë ata që i paraprijnë, të cilat deri më tani në rastin e Shqipërisë janë  minimale. Sipas vlerësimeve të UNHCR-së, 1,400 refugjatë, kryesisht sirianë, kaluan në Shqipëri në vitin 2014; në vitin 2015 ishte 2.600.

Ka një perceptim të  përhapur në mesin e shumë prej refugjatëve të pyetur nga Al Jazeera, se të hysh në Shqipëri është një opsion i rrezikshëm, i cili kërkon përdorimin e kontrabandistëve të pamëshirshëm.

IMAMI

Gentjan Mara, imami i xhamisë Shish-Tufinë në Tiranë,  ka parë anën e errët të kësaj rruge të rrezikshme.

Pas disa vitesh jetese në Siri, me shpërthimet e para të revolucionit në Daraa, Mara u kthye me gruan e tij dhe djalin sirian në Shqipëri, e cila pret një komunitet të vogël sirian prej rreth 35 familjesh.

1b64f8b74f5147798c572a1781adcc66_18

(Ne foto, Imami Mara dhe djali i tij)

Vitin e kaluar, Amal, një psikologe fëmijësh 56 vjecare,  bëri rrugën e saj përmes Turqisë dhe Greqisë, pasi disa nga anëtarët e familjes së saj u vranë nga një sulm ajror në Daraa.

Në kufirin verior grek, udhëtimi i saj për t’u bashkuar me burrin e saj në Gjermani u ndërpre pasi trafikantët me të cilët u lidh për t’i treguar rrugën, i kërkuan më shumë para. Kur Amal refuzoi, ajo ishte shtyrë në një grykë. Ajo theu të dyja këmbët e saj pasi u rrëzua.

Imami Mara tregon historinë e psikologes:

“Ajo eci në këmbë në Shqipëri, mes pyjeve për orë të tëra, por për fat të mirë u takua me një bari i cili bëri thirrje për ndihmë Ajo u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale, dhe pastaj ne e pritëm atë si familje në shtëpinë tonë për dy muaj. Është bindja ime personale që, edhe pse shqiptarët nuk kanë shumë për të ofruar, ata nuk mund të injorojnë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.”

Fatkeqësia e Amal vazhdoi pasi përpjekjet e saj për të arritur Gjermaninë nëpërmjet metodave ligjore dështuan. Kështu, ajo u kthye përsëri  te kontrabandistët. Ajo u drejtua nga Shqipëria përmes Kosovës dhe drejt  rrugës ballkanike derisa në fund, e rraskapitur, ajo arriti në Dusseldorf muajin e kaluar.

Megjithëse  vitin e kaluar u duk se favorizonte idenë për të mirëpritur refugjatët në vendin e tij, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ngurtësuar qëndrimin e tij në Shkurt. Duke përmendur sjelljen e vendeve të tjera evropiane si një ndikim, ai i tha medias vendase:

“Ne nuk kemi as kushtet, as forcën, as entuziazmin për të shpëtuar botën, ndërsa të tjerët mbyllin kufijtë e tyre.”

Por, për Maran, refugjatët sirianë që po lënë pas vitin e  gjashtë të konfliktit të trazuar, janë të destinuar për të gjetur strehë.

“Para luftës, Siria ishte një vend që priti shumë refugjatë nga e gjithë bota”, thotë ai.

“Kështu që tani, Allahu do të sigurojë që Sirianët të jenë të mirëpritur diku tjetër”.



Ju sugjerojmë

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Aktualitet

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

3 Qershor, 2025 4:01 pm
(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
Aktualitet

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

3 Qershor, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

3 Qershor, 2025 3:38 pm
Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova
Bota

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova

3 Qershor, 2025 3:15 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Sport

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

3 Qershor, 2025 3:00 pm
Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
Sport

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

3 Qershor, 2025 2:40 pm
Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët

3 Qershor, 2025 2:29 pm
Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese
Aktualitet

Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese

3 Qershor, 2025 2:21 pm
Para
Kush është e dashura e re e Benzemas së Realit?

Kush është e dashura e re e Benzemas së Realit?

Ja çfarë vendos Kallashi në vend të gërmës “O”

Ja çfarë vendos Kallashi në vend të gërmës "O"

E çuditshme/ Nëse quhesh Abdul, Linda ose Rama nuk mund të hysh në territorin e Arabisë Saudite 

E çuditshme/ Nëse quhesh Abdul, Linda ose Rama nuk mund të hysh në territorin e Arabisë Saudite 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
3 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkonte këqyrjen e 43 kutive në Qarkun e...

Lexo më shumë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
3 Qershor, 2025

Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme,...

Lexo më shumë

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
3 Qershor, 2025

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës...

Lexo më shumë

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
3 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit me autoritetet finlandeze. Sipas uniformave blu gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com