InstaBIZ

Al Bano Carrisi: Ky virus më ka bërë të qaj, humba një njeri të dashur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 19/04/20 |
Opi Nion

“U prek nga virusi dhe humbi jetën. Është një dhimbje e madhe, kam qarë për të”. Kështu është shprehur këngëtari Italian Al Bano në mikrofonin e Rai Radio2, teksa ka folur për mikun e tij Detto Mariano, që në fakt kishte qenë edhe dëshmitari i dasmës së tij me Rominën.

82-vjeçari Mariano, që ishte njëkohësisht autor dhe arrenxhues i këngëve të Celentanos, ka qenë shumë i lidhur me Carrisin, që kujton edhe një moment me të: “Romina më tha që ishte shtatzënë. Po tani çfarë të bënim? Ai na u përgjigj që duhej të martoheshim, ishte Virgjili im.

Mbeti përherë njerëzor dhe pozitiv. Humbja e tij ishte një dhimbje e madhe. Pastaj nuk mund të qëndrosh indifferent kur sheh kamionët ushtarakë që transportojnë të vdekur nga virusi”, ka thënë këngëtari./Opinion.al

Pas