Për herë të parë që pas një viti, kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr Al-Baghdadi, ka folur në një mesazh audio. Fjalimi 30 minutësh vjen pas qarkullimit të zerave se ai mund të ishte vrarë.
“Të mbani pozicionet me nder është një mijë herë më mirë se të tërhiqeni me turp”, u është drejtuar kreu i Kalifatit, luftëtarëve xhihadistë që po luftojnë në Mosul, kundër trupave irakiane.
“Duhet të kemi besim tek fitorja e madhe”, tha Al Baghdadi në mesazhin audio, “i ftoj të gjithë xhihadistët të vazhdojnë luftën kundër çdo tradhëtari”.
Ai u ka bërë thirrje luftëtarëve të Shtetit Islamik, që të sulmojnë Turqinë dhe Arabine Saudite.
Kjo është hera e parë që i vetë shpalluri lider i Shtetit Islamik ka folur, që pas nisjes së betejës historike për rimarrjen e Mosulit, territor në të cilin, ISIS mban më shumë se 1.5 milionë banorë peng.
E enjtja është dita e 18 e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rimarrjen e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik.
Tv Klan