Bota

Akuzohet si pacientja zero, si të përmbyset jeta nga teoritë konspirative


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 29/04/20 |
el ida

Maatje Benassi, punonjëse civile në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është shënjestruar nga teoritë konspirative, që e cilësojnë si personin që ka sjellë koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht se nuk janë testuar pozitivë me sëmundjen, Maatje Benassi dhe bashkëshorti i saj janë bërë subjekt i diskutimeve në mediat sociale. Kjo teori përhapet në YouTube çdo ditë dhe është “përqafuar” edhe nga mediat e Partisë Komuniste kineze.

Teoritë false e kanë kthyer përmbys jetën e çiftit amerikan, që thotë se adresa e shtëpisë së tyre është postuar “online” dhe profilet e tyre në rrjetet sociale u mbushën me mesazhe nga personat që i besojnë teorive konspirative.

“Është njësoj si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe ditë pas dite. Dëmi është bërë. Nuk do të jem njësoj. Sa herë të kërkoni në Google emrin tim, do të shfaqem si pacienti zero”, tha ajo.

Por si nisën teoritë konspirative dhe si e gjeti vetën kjo grua si imazh i koronavirusit?

Përpara se Maatje Benssi të bëhej protagonistja kryesore e tyre, në qarkullim kishte disa variante të tjera. Në javët e para, konspiracionistët thonin se Covid-19 është një armë biologjike e krijuar nga SHBA-ja. Madje, një zyrtar kinez e mbështeti publikisht këtë ide, por sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper deklaroi se këto komente janë “qesharake dhe të papërgjegjshme”.

Vëmendja nga Maatje Benassi u kthe në Mars. Teoria e pabazë filloi duke marrë parasysh pjesëmarrjen e saj në Lojërat Botërore Ushtarake ku Benassi konkurroi për çiklizëm.

Ajo vuajti nga një dëmtim pasi u përplas në xhiron finale, megjithatë, arriti ta përfundojë garën, por këtu një grup njerëzish filluan ta vendosnin në teoritë konspirative.

Një nga të parët që e ushqeu teorinë ishte George Ëebb, një 59-vjeçar amerikan që transmeton direkt në YouTube, aty ku ka mbi 100 000 ndjekës dhe 27 milionë shikime, dhe që njihet për deklaratat e tij të pabazuara. Ai u shpreh gjatë një video se Maatje e Martt Bennasi ishin pjesë e planit lidhur me përhapjen e virusit, por nuk ka dhënë asnjëherë prova të vërteta për të mbështetur teoritë e tij./Opinion.al

Pas