Kronikë

Akuzohet se vrau vajzën e tij,Faik Buci: Është gjallë dhe është prostitutë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 06/09/20 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Eglantina Bucit në vitin 2012, ngjarje për të cilën akuzohen si autorë babai dhe vëllai i saj.

Sipas hetimeve, 66-vjeçari Faik Buci (babai) dhe Shkëlzen Buci (vëllai) e kanë vrarë 23-vjeçaren dhe më pas kufomën e saj e kanë fshehur në Malin me Gropa.

I ati i vajzës akuzohet si organizator i krimit, ndërsa vëllai i saj si ekzekutor. Por, Faik Buci ka mohuar se është i përfshirë në vrasjen e vajzës së tij, ndërsa shprehet se eshtrat e gjetura në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës së tij.

Sipas “News24”, Faik Buci ka deklaruar se Eglantina është gjallë dhe punon si prostitutë, ndërsa ka shtuar se ai e ka mohuar atë si fëmijë dhe se do e vriste nëse do i dilte para.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”,-ka thënë Faik Buci.

Sipas informacioneve, Faik Buci në vitin 2012 ka tentuar që ta vrasë dhe më parë vajzën e tij në zonën e Shkollës se Bashkuar. Ai e ka ndjekur me pistoletë në dorë mes pallateve, por Eglantina e ka pikasur dhe ka mundur të fshihet.

Referuar informacioneve, i gjithë konflikti ka nisur pasi babë e bir kundërshtonin lidhjen e Eglantinës me një djalë./ Opinion.al

Pas