Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet se vrau 12 të afërm duke i helmuar, arrestohet e dyshuara në Tajlandë

2023/04/27 at 11:38 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se vrau 12 të afërm duke i helmuar, arrestohet e dyshuara në Tajlandë

Policia tajlandeze ka vënë në pranga një grua të dyshuar për vrasjen e 12 miqve dhe të njohurve të saj duke i helmuar me cianid.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, Sararat Rangsiwuthaporn u arrestua në Bangkok ditën e martë, pas hetimeve të fundit për vdekjen e një shoku.

Familja e viktimës kishte ngritur dyshime pasi ajo vdiq në një udhëtim me Sararatin në fillim të këtij muaji.

Pas hetimeve, policia tha se besonte se Sararat kishte vrarë edhe 11 persona të tjerë, duke përfshirë një ish të dashur.

Dy javë më parë, ajo kishte udhëtuar me shoqen e saj në provincën Ratchaburi, në perëndim të Bangkok, ku kishin marrë pjesë në një ritual të mbrojtjes budiste në një lumë, tha policia.

Menjëherë pas kësaj, shoqja e saj Siriporn Khanwong u rrëzua dhe vdiq në bregun e lumit.

Gjurmët e cianidit u gjetën në trupin e saj gjatë autopsisë, tha policia.

Autoritetet thanë se viktimat e tjera të vrasjeve që nga viti 2020, supozohet të kenë vdekur në mënyrë të ngjashme, por nuk dhanë informacione të mëtejshme.

Gjatë identifikimit të të gjitha viktimave, mes të vdekurve autoritetet kanë zbuluar ish-partnerin e Sararatit, si dhe dy police femra.

Policia tha se Sararat i njihte të gjitha viktimat dhe ajo mund të ketë qenë e motivuar për arsye financiare.

Një shoqe, për të cilën policia beson se ishte në shënjestër, i kishte dhënë asaj hua 250,000 baht (5,900 £; 7,300 dollarë. Gruaja kishte të vjella dhe i kishte rënë të fikët pasi kishte drekuar me Sararatin, por mbijetoi.

Ndërkohë nga mediat e huaja bëhet me dije se autoritetet tajlandeze kanë mohuar lirimin me kusht të saj.

Cianidi mund të zbulohet në kufoma disa muaj pas vdekjes, nëse është përdorur një sasi vdekjeprurëse.

Helmi bllokon qelizat e trupit nga oksigjeni, i cili mund të shkaktojë sulme në zemër. Simptomat e hershme përfshijnë marramendje, gulçim dhe të vjella.

Përdorimi i tij në Tajlandë është i ndaluar dhe ata që zbulohen se kanë akses të paautorizuar përballen me dy vjet burg./Opinion.al

Etiketa: arrestimcianidhelmimtajlande

Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin
Aktualitet

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

6 Tetor, 2025 9:51 pm
Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…
Aktualitet

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…

6 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik
Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

6 Tetor, 2025 9:40 pm
Humbja ndaj Tiranës, Partizani shkarkon trajnerin serb
Sport

Humbja ndaj Tiranës, Partizani shkarkon trajnerin serb

6 Tetor, 2025 9:14 pm
Me shpejtësi tej normave, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në rrugën Lushnje-Plug
Kronikë

Aksident në rrugën Mamurras-Milot, humb jetën një person

6 Tetor, 2025 9:10 pm
Para
Vrasja e biznesmenit, Manja: Do të nisim me urgjencë letërporositë për homologët e huaj

Vrasja e biznesmenit, Manja: Do të nisim me urgjencë letërporositë për homologët e huaj

Osmani: Serbia vazhdon përpjekjet për të minuar Kosovën me argumente false

Dita e të Pagjeturve, Osmani: Zhdukja e kosovarëve, përpjekje për zhdukjen e një populli

Begaj konferencë me homologun kroat: Propozojmë linjë ajrore direkte Shqipëri-Kroaci

Begaj konferencë me homologun kroat: Propozojmë linjë ajrore direkte Shqipëri-Kroaci

TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
6 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si është futur arma në sallën...

Lexo më shumë

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
6 Tetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë  Elvis Shkambi tronditi opinion publik. Autori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com