Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje të miturën për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.
“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, sqaron policia.