Aktualitet

Akuzohet se dekonspiroi hetimet, hiqet pezullimi nga detyra për Shkëmbin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 26/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.

Kujtojmë se Artan Shkëmbi mbante detyrën e zv.drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Ishin partnerët ndërkombëtarë ata që dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi ishte i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion./Opinion.al

Pas