Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal/ Jepet vendimi, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

2024/09/20 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal/ Jepet vendimi, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar me 8 vite burg.

Ndërkohë janë dënuar po me 8 vite burg edhe shtetasit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, të cilët akuzohen për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”.

NJOFTIM:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  5. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  6. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  10. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  11. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  12. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  15. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  16. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  17. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  18. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  19. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Ju sugjerojmë

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
Bota

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

4 Janar, 2026 3:57 pm
Si u kap Maduro? Forcave Delta mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma e gjumit
Bota

Si u kap Maduro? Forcave Delta mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma e gjumit

4 Janar, 2026 3:48 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

4 Janar, 2026 3:34 pm
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump
Bota

“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump

4 Janar, 2026 11:44 am
Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve
Aktualitet

Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve

4 Janar, 2026 11:27 am
Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
Bota

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

4 Janar, 2026 10:23 am
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York

4 Janar, 2026 10:11 am
Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri
Bota

Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

4 Janar, 2026 10:07 am
Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut
Bota

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

3 Janar, 2026 11:13 pm
Para
Në zgjedhje me një koalicion? Meta zbulon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025

Në zgjedhje me një koalicion? Meta zbulon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025

53% më shumë vizitorë në Korrik në struktura akomoduese

53% më shumë vizitorë në Korrik në struktura akomoduese

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2 vjeç në një market në Tiranë/ Policia shoqëron 57-vjeçaren, dyshohet se vuan nga…

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2 vjeç në një market në Tiranë/ Policia shoqëron 57-vjeçaren, dyshohet se vuan nga...

TE FUNDIT

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
4 Janar, 2026

Venezuela është vendi i parë në botë për rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar me plotë 303 miliardë...

Lexo më shumë

Si u kap Maduro? Forcave Delta mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma e gjumit

Si u kap Maduro? Forcave Delta mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma e gjumit
4 Janar, 2026

Operacioni “Maduro out” ka nisur verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në Venezuelë....

Lexo më shumë

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
4 Janar, 2026

Pas aksionit blic që çoi në arrestimin e tij, presidenti venezuelian Nicolas Maduro mbërriti në Nju Jork i shoqëruar nga...

Lexo më shumë

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
4 Janar, 2026

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndërgjegjësimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com