Pas masës së sigurisë të vendosur ndaj tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në GJKKO këtë të hënë.
Beqaj është parë i shoqëruar nga avokati i tij.
SPAK i ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit ish-ministrit të Shëndetësisë.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Lidhur me këto akuza Ilir Beqaj ka reaguar më herët duke i konsideruar si të pavërteta.