Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet për përdhunim, specialisti i Krimeve përjashtohet nga policia

2021/10/21 at 8:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohet për përdhunim, specialisti i Krimeve përjashtohet nga policia

Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz, tregon për emisionin “Stop” se është akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, e cila vjen nga jetimorja e Shkodrës, se Duraku e kishte përdhunuar.

Ajo ka bërë kallëzim, ku shprehet, se Duraku abuzoi me të në zyrën e tij, teksa kjo e fundit ishte paraqitur për të denoncuar një ngjarje tjetër, pengmarrje dhe përdhunim prej një grupi individësh.

Ajo ka pohuar, se Izmiri e kishte çuar në një banesë dhe ajo kishte mbetur shtatzënë, duke u detyruar të abortonte. Adriana pretendon, se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 Qershor 2020 dhe u lirua të nesërmes, pasi nuk kishte prova. Por dy ditë më pas më 8 Qershor, Izmiri u përjashtua nga policia pikërisht për këtë akuzë.

 “Si ka mundësi që unë ndalohem në datën 5, lirohem në datën 6 dhe në datën 8 me vjen urdhri për përjashtim nga policia, nga drejtori i Policisë kriminale, si dhe një urdhër pezullimi kur në vetvete urdhri i pezullimit është i ligjshëm derisa të vërtetohet ajo për të cilën unë akuzohem. Ata e kanë shkatërruar një oficer policie, e kanë hedhur dhe flakur.

Drejtori i policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit ka sjellë një shkresë për pezullimin dhe përjashtimin tim nga policia. Po në datën 8 është një shkresë tjetër për pezullim. Tani kujt t’i besoj pezullimit apo përjashtimit. Unë bëra ankinimin e komisionit të apelimit, në mënyrë kategorike nuk mori asnjë lloj prove, por ato bënë përjashtimin tim nga policia duke marrë fakt të kryer kallëzimin e asaj shtetase”, është shprehur Izmir Duraku.

Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallëzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Madje Adriana Berisha u procedua për kallëzim të rremë.

“Unë denoncuesen Adriana Berisha e njoh, siç e njoh këtë nga shtëpia e fëmijës, njoh shumë të tjerë po nga shtëpia e fëmijës. Por që të jem takuar unë me Adriana Berishën siç pretendon ajo në kallëzimin që ka bërë që unë e kam përdhunuar, duke më akuzuar që unë e paskam lënë shtatzënë, që më ka akuzuar që kam një tatuazh në qafë, që në kohën kur është bërë përdhunimi unë kam qenë 35 vjeç, kur në fakt në kohën e përdhunimit unë kam qenë 59 vjeç, duke më akuzuar dhe për shumë gjëra. Prokuroria e Rrethit të Gjykatës Shkodër i ka verifikuar të gjitha”, ka rrëfyer Izmir Duraku.

Megjithëse Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë punonjësit, vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende. Por Izmir Duraku ka mbetur i papunë dhe vuan pasoja psikologjike e financiare.

“Gjykata administrative në Tiranë, hodhi poshtë vendimin e komisionit të apelimit të bazuar në ligj dhe në provë dhe kanë vendosur që të më paguajnë 12 paga si dhe pagën kalimtare. Ligjërisht pala humbëse e apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Lartë. Si kryefamiljar dhe si ish-punonjës policie, kërkoj si qytetar nga Gjykata Administrative në qoftë se keni mundësi, ju lutem shikoni problemin tim.

Kam bërë disa kërkesa për përshpejtim. Si çdo shtetas shqiptar kam marrë kredi nëpër banka të ndryshme për nevoja personale dhe familjare. Nga një vit pagesë, gati po bëhen dy vite që unë nuk kam paguar asnjë Lekë, penaliteti ka ardhur 3 milion e 200 mijë Lekë të vjetra. Jam prind, kryefamiljar, jam gjysh, keni bërë gabimin më të madh të jetës suaj dhe nuk jeni treguar shumë seriozë në atë që ju keni bërë karshi meje”, ka thënë ndër të tjera Izmir Duraku./ Tv Klan

Etiketa: izmir durakupoliciastop

Ju sugjerojmë

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent
Aktualitet

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

6 Korrik, 2025 11:10 am
Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
Kronikë

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para

6 Korrik, 2025 11:09 am
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
Bota

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

6 Korrik, 2025 10:30 am
Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
Bota

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

6 Korrik, 2025 10:28 am
6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë
Aktualitet

6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë

6 Korrik, 2025 10:18 am
Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”
Bota

Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

6 Korrik, 2025 10:16 am
Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas
Bota

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

6 Korrik, 2025 9:55 am
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Bota

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

6 Korrik, 2025 9:46 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

6 Korrik, 2025 9:21 am
Para
COVID në Itali, 36 viktima dhe mbi 3700 të infektuar në 24 orë

COVID në Itali, 36 viktima dhe mbi 3700 të infektuar në 24 orë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

TE FUNDIT

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent
6 Korrik, 2025

Ylli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e...

Lexo më shumë

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
6 Korrik, 2025

Një trup i pajetë është gjendur në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes trupi...

Lexo më shumë

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik, 2025

Prezantuesja e CNBC duket dukshëm e emocionuar: sipas saj, ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më i habitshëm i...

Lexo më shumë

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
6 Korrik, 2025

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com