Kronikë

Akuzohet për 15 vjedhje, i riu u arrestua dhe për grabitjen e postës në…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 19/05/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se është arrestuar Andi Rexhepin ose i njohur ndryshe si ‘Poturri’, pasi akuzohet për 15 vjedhje.

Por, Andi Rexhepi nuk është një i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai u arrestuar për grabitjen e Postës në Krujë, por më pas u la i lirë për shkak të mungesës së provave.

Rexhepi konsiderohej si koka e bandës, ndërsa ka një sërë akuzash për vjedhje dhe në shtetin grek.

Andi Rexhepi u dënua në Greqi për vjedhje e grabitje por u arratis nga burgu. Ai ishte pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të personazheve publik grekë.

Më pas në Shqipëri ai dyshohet se ka goditur me automjet për vdekje një person kurse në nëntor 2019 ishte mes të arrestuarve për vjedhjen e 130 milionë lekëve në Postën e Krujës. / Opinion.al

Pas