Kronikë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 26/07/22 |
Opi Nion

Tre shtetas janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Vlorë. Uniformat blu informojnë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).

Është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi K. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Nasim Muzhai, 43 vjeç, banues në Delvinë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 05.04.2022, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në Sarandë u bë ndalimi i shtetasit K. F., 37 vjeç, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S.H., 32 vjeç dhe K. H., 34 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas