Kronikë

Akuzohen për korrupsion, gjykata lë në burg dy punonjësit e burgut të Reçit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 09/10/21 |
Opi Nion

Gjykata ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë  “Arrest me burg” për dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi.

Kujtojmë se punonjësit akuzohen për veprën penale “Korrupsion”.

Të dy punonjësit ishin me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Arrestimi i tyre erdhi pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre./Opinion.al

Pas