Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje.
Mësohet se një 62-vjeçar ka dhunuar motrën dhe nipin e tij, ndërsa një 64-vjeçar ka goditur bashkëshorten dhe e ka kërcënuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij;
– R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.