Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzë për grusht shteti ndaj ish-presidentit të Brazilit

2025/02/19 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzë për grusht shteti ndaj ish-presidentit të Brazilit

Prokurori i përgjithshëm i Brazilit njoftoi të martën ngritjen e akuzave zyrtare ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për përpjekjen e dështuar për të qëndruar në pushtet nëpërmjet grushtit të shtetit pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.


Prokurori i Përgjithshëm Paulo Gonet e akuzon zotin Bolsonaro dhe 33 persona të tjerë për pjesmarrje në një plan për të qëndruar në pushtet. Në aktpadi thuhet se komploti përfshinte planet për të helmuar rivalin politik Lula dhe për të vrarë anëtarin e Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, një kundërshtar i ish-Presidentit Bolsonaro.

“Anëtarët e organizatës kriminale hartuan një plan në pallatin presidencial për të sulmuar institucionet, duke synuar rrëzimin e sistemit të pushteteve dhe rendit demokratik, (plan) që mori në vazhdimësi emërtimin famëkeq ‘Thika jeshile dhe e verdhë’,” thuhet në aktakuzën prej 272 faqesh. “Plani u konceptua dhe iu paraqit presidentit dhe ai u pajtua me të”.

Zoti Bolsonaro shfaqet shpesh në publik me fanellën ngjyrë jeshile dhe të verdhë të kombëtares së Brazilit dhe këto ngjyra janë lidhur tashmë me lëvizjen e tij politike.

Avokatët e zotit Bolsonaro thanë se i pritën akuzat me “zhgënjim dhe indinjatë”, duke shtuar në një deklaratë se ish “presidenti kurrë nuk ka rënë dakord për asnjë lëvizje që synon shpërbërjen e shtetit ligjor demokratik, ose të institucioneve që e mbështesin atë”.

Djali i zotit Bolsonaro, senatori Flávio Bolsonaro, tha në platformën sociale X se aktakuza ishte “boshe” dhe nuk kishte prova për keqbërje. Ai akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se i shërben “interesave të liga të Lulës”.

Në nëntor, Policia Federale e Brazilit paraqiti një raport prej 884 faqesh me detaje të mëtejshme hetimore. Në të pretendohet se pati një përpjekje sistematike për të mbjellë mosbesim në sistemin zgjedhor, duke hartuar një dekret për të siguruar mbulim ligjor për komplotin, duke ushtruar presion ndaj drejtuesve ushtarakë për të zbatuar planin dhe duke nxitur një trazirë në kryeqytet.

Në aktakuzë, prokuroria i përshkruan veprimet si pjesë e një “zinxhiri veprimesh që synonin të mos lejonin largimin nga detyra të zotit Bolsonaro, në kundërshtim me rezultatin e vullnetit popullor në votime”.

Gjykata e Lartë do të analizojë akuzat dhe, nëse ato pranohen, ish-Presidenti Bolsonaro do të dalë në gjyq.

Udhëheqësi i djathtë i mohon akuzat. “Nuk kam asnjë shqetësim për akuzat, zero”, u tha zoti Bolsonaro gazetarëve më herët të martën gjatë një vizite në Senat në kryeqytetin Brasilia.

“A e keni parë rastësisht dekretin e grushtit të shtetit? Nuk e keni parë. As unë”, shtoi ai.

Përveç pjesëmarrjes në një grusht shteti, 34 të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë të armatosur kriminale, tentativë për rrëzim të dhunshëm të shtetit ligjor demokratik, dëmtime të dhunshme dhe kërcënim serioz ndaj pasurisë së shtetit, sipas një deklarate nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokurori Gonet tha se organizata kriminale ndaj të cilës janë ngritur akuzat “kishte si drejtues vetë presidentin (e atëhershëm) dhe zëvendësin e tij, gjeneralin Braga Netto”.

“Të dy pranuan, nxitën dhe kryen akte, që në legjislacionin tonë penal, përcaktohen si sulm ndaj ekzistencës dhe pavarësisë së (degëve) të pushtetit dhe të sistemit demokratik”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Për veprat penale ka dënime të ndryshme. Nëse ish-Presidenti Bolsonaro dënohet për tentativë për grusht shteti dhe për rrëzim të dhunshëm të shtetit ligjor demokratik, ai mund të dënohet me deri në 20 vite burgim.

Aktakuzat, të bazuara në dorëshkrime, materiale dixhitale, pasqyra të dhënash dhe shkëmbime mesazhesh, ekspozojnë një skemë për të prishur rendin demokratik, thotë zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Akuzat janë “historike”, tha Luis Henrique Machado, jurist i së drejtës penale dhe profesor në Universitetin IDP në Brasilia, duke shtuar se ai pret që Gjykata e Lartë t’i pranojë akuzat dhe ta vendosë zotin Bolsonaro përpara gjyqit, deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Akuzat tregojnë se institucionet e Brazilit janë të fuqishme, të pavarura dhe funksionale”, tha zoti Machado. “Ato janë një model për vendet e tjera ku demokracia është në rrezik”.

Zotit Bolsonaro i është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2026 pasi gjyqtarët e gjykatës më të lartë zgjedhore të vendit vendosën se ai shpërdoroi pushtetin dhe hodhi dyshime të pabaza mbi sistemin elektronik të votimit të vendit.

Pas akuzave të së martës, zoti Bolsonaro do të pozicionohet si i sulmuar politikisht, tha Carlos Melo, profesor i shkencave politike në Universitetin Insper në San Paulo. Zoti Bolsonaro ka thënë më parë se problemet e tij ligjore janë një përpjekje për t’ia ndaluar rikthimin në detyrë.

“Ka anketime që thonë se ai do të ishte konkurrues në zgjedhjet e vitit 2026 përballë Lulës, një prej tyre i publikuar sot”, tha zoti Melo. “Do të ketë pluhur politik, por do të qetësohet”./VOA



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!

Kryeministri Rama thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura!

“Nuk e ka humbur sensin e humorit”, Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Jam e lumtur që e gjeta vigjilent

“Nuk e ka humbur sensin e humorit”, Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Jam e lumtur që e gjeta vigjilent

Kosovë/ Vrasja e Marigona Osmanit, Gjykata e Apelit lë në burg përjetë Dardan Krivaçën

Kosovë/ Vrasja e Marigona Osmanit, Gjykata e Apelit lë në burg përjetë Dardan Krivaçën
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com