-U tha në Opinion

Akuzat se i ofendoi vajzën minorene, Albin Kurti i përgjigjet Vuçiç


               Publikuar në : 23:09 - 09/10/19 |
Opi Nion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet e së dielës në Kosovë i është përgjigjur akuzave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se lideri i LVV i ka ofenduar vajzën minorene.

Kurti ka preferuar të mos e komentojë gjatë deklaratën e Vuçiç, duke theksuar se nuk e ka ofenduar vajzën e presidentit serb.

 “Ta lëmë anash, por e përmend. Ai ka një siklet të madh sepse me ardhjen time kryeministër ai zbulohet në të vërtetën e tij origjinale. Që është që kur unë fillova në politikë si udhëheqës studentor, ai ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit. Kur ka ardhur në Kosovë në Shtator, as që kam ditur që ka vajzë ky e që ka djalë Thaçi, skam ditë gjë. Unë kam thënë në parim që këta të dy, aq shumë janë afruar e duan të bëjnë marrëveshje si monarkë mesjetarë, vetëm ju ka ngelur edhe të bëjnë krushqi e t’i martojnë fëmijët e tyre. Idenë nuk ia kam pasur çfarë kanë këta”- tha  Albin Kurti./ Opinion.al E.Xh.

Pas