Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për vëllanë trafikant, Xhafa: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike?

2017/09/12 at 3:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për vëllanë trafikant, Xhafa: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike?

Fatmir Xhafa për asnjë moment nuk e mohoi sot në foltoren e parlamentit akuzën e kreut të opozitës se i vëllai është marrë me trafik droge.

Ministri i Brendshëm në përgjigje të akuzave tha se ai nuk ka përgjegjësi morale dhe as politike për të vëllanë në moshë madhore. Sakaq u përpoq të vinte në dukje faktin se nuk ka asnjë shkresë në zyrat e shtetit për të vëllanë, duke sfiduar PD: Ju kishit dy ministri, të Brendshmen dhe të Drejtësisë, pse nuk i faktuat akuzat?

Pjesë nga fjala e Xhafës

Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm të egër personal, bazuar në një histori të filluar 15 vite më parë, dhe për të cilën disa herë kam bërë publike fakte dhe qëndrimin tim.
15 vjet më parë në 2002, kur unë isha ministër dhe ju opozitë e ngritët për herë të parë publikisht këtë akuzë. Jam përgjigjur përmes një deklarate. Në 2010, kur ju ishit në pushtet njëri kryeministër dhe tjetri, dora vetë, ministër i Brendshëm i asaj kohe, më sulmuat si kundërshtar opozitar përsëri me të njëjtin avaz, vëllai dhe e shkuara e tij.

Shtatë vjet më parë në 7 tetor në këtë sallë unë si opozitar iu përgjigja akuzës tuaj si pushtetar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë. Ju prej 8 vitesh ishit në pushtet i kishit të gjitha mundësitë si kryeministër, dhe ministër i Brendshëm të provonit akuzat, të ndëshkonit ashpër me policinë, prokurorët dhe gjyqtarët tuaj. Nuk besoj se i falët familjarët e mi se mua jo e jo!

Gjashtë vjet më vonë iu rikthyet këtij avazi në kulmin e reformës në drejtësi. Cfarë nuk thatë për ta bërë sa më ndërkombëtare akuzën tuaj të vjetër. Ju vazhduat avazin dhe unë reformën dhe rezultati dihet.
E rifilluat të njëjtën akuzë sivjet në mars, kur u bëra ministër i Brendshëm. Thatë çfarë ju nxorri goja e ligë, për dy tre muaj.

Nga maji i këtij viti ju opozitarët u bëtë pushtetarë, në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë Brendshmen dhe të Drejtësisë.

Ministrat të cilat u emëruan personalisht nga kryetari juaj. Janë të dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tillë.

Por çfarë bëtë ju?! Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit. Ku kishte rast më të mirë sesa të më kryqëzonit me fakte e prova sipas jush.

As më shumë e as më pak, jo vetëm kryetari juaj dhe askush tjetër, i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moralbërësi nuk mund të më vendosë mua në këtë akuzë apo të më bëjë përgjegjës.

Por çfarë i ka ndodhur apo mund ti ndodhë një pjesëtari të familjes time. Cilido prej tyre që ka pasur ose mund të shkelë në të ardhmen ligjin është madhor dhe ka përgjegjësinë ta vuajë atë sipas ligjit dhe as ai askush tjetër nuk mund të japë më shumë ngarkesë sesa vetë ligji.

Nëse në një moment është plotësisht e vërtetë cfarë në mënyrë të ulët më akuzoni kam të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike?

Sa për ligjore as që nuk mund të bëhet fjalë.

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam gati ti përgjigjem për gjithcka bëj e sillem në raport me interesat e vendit tim në raport me Kushtetutën e Ligjin. Jam gati të përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk kam ndërmend të merrem me replikë për avazin tuaj që e përsërisni sa herë shtrëngoheni dhe më sulmoni mua.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Strategjia e Skënderbeut për merkato, 6 ndeshje për të shitur 9 lojtarë

Strategjia e Skënderbeut për merkato, 6 ndeshje për të shitur 9 lojtarë

Plagosja në Tiranë/ Sherri banal për fëmijët, polici i burgjeve shtien ndaj biznesmenit

Plagosja në Tiranë/ Sherri banal për fëmijët, polici i burgjeve shtien ndaj biznesmenit

Lushnje/ Aksident i rëndë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Kavajë/ Vdes burri, gruaja në gjendje të rëndë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com