Mjeku Leopoldo Luque ka mohuar të ketë përgjegjësi për vdekjen e Maradonës, ndërsa tha se tashmë ai po përdoret si kurban.
Mjeku personal i yllit agjentinas të futbollit u akuzua për mjekim jo të duhur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimin për vrasje të qëllimshme.
“Ai po e dënonte vetveten në një mënyrë që unë nuk mund ta lejoja, as si mik dhe as si mjek. Askush nuk mund të bënte asgjë për Diegon nëse ai vetë nuk dëshironte. Ai i urrente mjekët dhe psikologët. Ishte ndryshe me mua sepse unë isha i veçantë. Ai ishte miku im”, u shpreh mjeku.
Lidhur me mjekimin e Maradonës pak ditë para se të vdiste, ai tha: “Ai duhej të shkonte në një qendër rehabilitimi pasi ishte nxjerr nga spitali, por nuk donte”.
Ndërkohë, lidhur me akuzat e ngritura për mjekimin, u shpreh:
“E dija se ç’po bëja dhe e dija se çdo gjë që bëja ishtë për Diegon deri në minutën e fundit. Jam absolutisht i bindur se kam bërë më të mirën për Diegon. Jam në një situatë të keqe sepse miku im vdiq. Nuk e fajësoj veten për asgjë. Kjo që po ndodh është e padrejtë”.
Duke folur për vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina, deklaratat e të cilave qenë dhe arsyet e hetimit kundër tij, mjeku tha: “Unë nuk i njoh ato, por pjesa tjetër e familjes, vëllezërit dhe mbesat e tij më duan”./Opinion.al