Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për tokat në jug/ Berisha: Disa pyetje për Ramën për 224 mijë m2 në Gjipe

2024/08/07 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për tokat në jug/ Berisha: Disa pyetje për Ramën për 224 mijë m2 në Gjipe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për tokat në jug të vendit.

Përmes një konference për mediat, Berisha ka renditur një sërë pyetjesh për Ramën lidhur me çështjen e pronave në Gjipe.

Ai i ka kërkuar sqarim për grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka.

“Meqenëse Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale.

Për t’i dhënë mundësi të sqarojë publikun për dosjen Gjipeja dhe lidhjet e tij direkte me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë, unë sot po i drejtoj atij publikisht disa pyetje:

1- A keni deklaruar ju Edvin Gjipea më datën 24 maj të vitit 2024, po citoj se: ‘unë dhe e ndjera nëna ime nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë’?.

2- A është nëna jote Aneta Rama Koleka, së bashku me Kolekë të tjerë, palë në gjyq me shtetin që ka kërkuar 224 mijë metër katror tokë në Gjipe?

3- Në rast se po, pse mashtrove publikisht me datë 24 maj, fole në emër tendin, por edhe në emër të së ndjerës nënë që nuk të përgënjeshtronte dot? A e dini ju Edvin Gjipea se mashtrimi publik është vepër penale, dhe mashtrimi publik në emër të njeriut që nuk jeton më, është vepër penale dy herë më e rëndë se e para.

4- Nëna juaj e ndjerë nuk jeton më, pra ti dhe Olsi a jeni trashëgimtarë të saj apo nuk jeni? Mos do thuash se është vetëm Olsi?

5- Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë?

6-Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë.

Lidhur me këto pyetje pres një përgjigje të kthjellët dhe të qartë, para se unë të vazhdoj me pyetje të tjera, të cilat ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin
Aktualitet

Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin

17 Tetor, 2025 5:43 pm
Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës
Bota

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës

17 Tetor, 2025 4:38 pm
15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

17 Tetor, 2025 2:36 pm
Para
Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim i shërbimit zjarrfikës

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim i shërbimit zjarrfikës

Bloomberg: Dhëndri i Donald Trump, mbi 1 miliardë dollar investime në Sazan

Bloomberg: Dhëndri i Donald Trump, mbi 1 miliardë dollar investime në Sazan

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

TE FUNDIT

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
17 Tetor, 2025

Nëse Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit do...

Lexo më shumë

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump. Pritet...

Lexo më shumë

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
17 Tetor, 2025

Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë të paralajmëruar më herët për ish krerët e UÇK. Nën...

Lexo më shumë

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
17 Tetor, 2025

Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com