Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për Olsi Ramën, Luarasi-Bardhit: Çfarë do vendosje nëse do ishte ti gjykatësi?

2024/03/28 at 10:10 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për Olsi Ramën, Luarasi-Bardhit: Çfarë do vendosje nëse do ishte ti gjykatësi?

Këtë të enjte në emisionin Opinion kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ai përmendi 3 elementë që sipas tij përkojnë me Olsi Ramën, por shtoi se prokuroria dhe policia nuk i kanë hetuar siç duhet që kanë të bëjnë me moshën e tij, flokët e shkurtra dhe përdorimin e një mjeti.

Duke analizuar këto elemente, pedagogia Iris Luarasi rrëzoi provat e Bardhit duke i shtruar edhe një pyetje se çfarë vendimi do të jepte nëse do të ishte ai gjykatës dhe të kishte përpara këto prova.

“E para 45 vjeç në atë vit në Shqipëri mund të kenë qenë edhe 100 mijë të tjerë. Burra me flokë të shkurtër, 99% e burrave që jetojnë në Shqipëri dhe fakti që është përdorues i kësaj makine ndërkohë që ajo makinë është në pronësi të një zonje dhe e kanë përdorur makinën dhe njerëz të tjerë dhe nga deklarata që dëgjojmë nga zoti Olsi Rama ai nuk mohon asnjë prej lidhjeve me pronarët e makinës. Nuk thotë që nuk i njoh këta njerëz. Ai thotë kam njohje në distancë me njërin prej tyre. Të treja këto elemente nuk e di nëse quhen dot prova dhe i bëj një pyetje zotit Bardhi nëse ai do ishte gjykatësi i çështjes sot. Nëse ju sot do ju vinte një prokuror, do ju sillte këto 3 të dhëna dhe do ju thoshte këto janë 3 fakte të pakundërshtueshme që një person është 45 vjeç, që ai është me flokë të shkurtra dhe që ai është përdorues i këtij mjeti. Ju si gjykatës çfarë vendimi do të jepnit sot?”, pyeti ajo.

Ndërkohë që Bardhi u përgjigj se nuk është gjykatës dhe me denoncimin e tij po ndihmon prokurorinë.

“Sot kam ndihmuar prokurorinë t’i fshijë pluhurin asaj dosjes që ka më shumë sesa 8 vjet që rri atje veçuar se ka nevojë për t’u hetuar, por në fakt nuk hetohet. Së dyti kam dhënë të dhënat meqenëse policia nuk e identifikonte dhe ka parë vetëm moshën. Policia ka thënë ky është 45 vjeç, përdor këtë makinën, por unë nuk e di sesi quhet. Po jap një indicie që ky mund të quhet Olsi Rama. Unë nuk jam për të dhënë vendim gjykate, por jam për të nxitur organet e drejtësisë dhe këtë duhet të bësh dhe ti dhe çdo njeri tjetër”, u përgjigj ai.

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
“Palestër private me abonim 100 Euro në burgun e Peqinit”, Koka: Sfidoj Prokurorinë e Elbasanit ta kundërshtojë

Xibraka, Spartak Koka: Personi i paidentifikuar në dosje, djali i një ish-kryeministri

Debati në “Opinion” për çështjen Xibraka, Berisha: Dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali

Debati në “Opinion” për çështjen Xibraka, Berisha: Dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali

“3 fakte qesharake”, Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

"3 fakte qesharake", Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com