-U tha në Opinion

Akuzat për inceneratorët, Rama: Jam 2 metër, hajdut 2 metër nuk ka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 15/10/20 |
el ida

Akuzat e ngritura ndaj qeverisë për skemat e abuzimit me ngritjen e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan kanë qenë në fokus të pyetjeve që gazetarët i kanë drejtuar Kryeministrit Rama në emisionin “Opinion”.

Lidhur me inceneratorin e Fierit, për të cilin janë deklaruar se ka marr 33 milionë euro nga qeveria, Rama tha se atje ende nuk ka mbaruar investimi, por puna do të nisë shumë shpejt.

“Nuk ka mbaruar investimi. Në dhjetor do vini të shikoni që do fillojë puna në Fier”, u shpreh Rama duke shtuar se ky investim është vonuar për shkak të protestave dhe ndalesave.

“Është ndërrruar dy herë vendi”, tha Rama gjatë një replike me gazetaren Fatjon Mejdini.

“Moj zonjë, unë jam 2 metra, hajdut 2 metra dhe gënjeshtar 2 metra nuk ka”, vijoi ai.

Ndërkohë, lidhur me inceneratorin e Elbasanit për të cilin gazetari Armand Shkullaku tha se është ndezur vetëm 3 herë, Kryeministri u shpreh: “Nëse impianti i Elbasanit prodhon energji prej vitit 2017, a do dalësh që thuash që: Unë jam një njeri që flas pa lidhje?”./Opinion.al

Pas