Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për gjobëvënie/Bardhi-Nokës: Fsheh vilën 760 mijë € pas oligarkut të farmaceutikës

2022/10/05 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për gjobëvënie/Bardhi-Nokës: Fsheh vilën 760 mijë € pas oligarkut të farmaceutikës

Vijojnë përplasjet dhe përçarjet mes deputetëve brenda Partisë Demokratike. Së fundmi, ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka i cili ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi. Noka u shpreh se këta të fundit bëjnë sikur sulmojnë oligarkët, por në fakt sipas tij u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

Ndërkohë sot akuzës së Nokës i është përgjigjur Bardhi. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Bardhi i cilëson shpifje akuzat ndaj tij, ndërsa për Nokën thotë se fshihet dhe merr para nga oligarkët.

Ndër të tjera Bardhi i është rikthyer sërish akuzave se Flamur Noka, fsheh një vilë të padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit, pas një oligarku të farmaceutikës.

Reagimi i Bardhit:

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme

Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.

E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!

Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.

Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm dhe tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.

Investimi im kryesor është tek dija.

Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.

Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Ju sugjerojmë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
Aktualitet

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Aktualitet

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

17 Maj, 2025 11:50 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Para
“Porositi vrasjen e 2 personave”,polici i burgjeve:Pse u dhashë 3500 € vëllezërve Beqiraj

"Porositi vrasjen e 2 personave",polici i burgjeve:Pse u dhashë 3500 € vëllezërve Beqiraj

Protesta e pedagogëve, Rama: Do rrisim pagat me 7% në mbledhjen e qeverisë

Protesta e pedagogëve, Rama: Do rrisim pagat me 7% në mbledhjen e qeverisë

“Objektivi i vështirë”,  flasin vëllezërit Beqiraj: Si u vra gabimisht i riu në Don Bosko

Rrëfyen krimet, vëllezërit Beqiraj kërkojnë që familja e tyre të merret në mbrojtje

TE FUNDIT

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
17 Maj, 2025

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë...

Lexo më shumë

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
17 Maj, 2025

Për motin me shi të Premten, përmes baturave kryeministri Edi Rama ia vë “fajin” homologut të tij britanik Keir Starmer....

Lexo më shumë

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
17 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat, ku  ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime...

Lexo më shumë

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
17 Maj, 2025

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com