Bota

Akuzat për gjenocid, reagon Kina: Janë absurde


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 07/03/21 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ka thënë se akuzat se shteti i tij është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve etnikë janë absurde dhe të pavërteta. Ai i ka bërë këto komente gjatë një konference vjetore të dielën. Shumë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar trajtimin që u bën Kina ujgurëve.

Këto pretendime vijnë pas të dhënave në rritje për abuzime “në kampe të përqendrimit” për ujgurët në provincën Ksinjiang. Kina është akuzuar për kryerje të sterilizimeve të dhunshme të grave ujgure dhe për ndarje të fëmijëve nga familjet e tyre.

BBC ka raportuar disa herë se dyshon që ujgurët janë duke u mbajtur nëpër kampe për punë të detyrueshme dhe se ata janë subjekte të dhunimeve sistematike dhe torturës. Kina së fundmi ia ka ndalur transmetimin BBC-së për shkak të mbulimit të çështjes së ujgurëve dhe koronavirusit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 1 milion pjesëtarë të minoritetit mysliman janë duke u mbajtur nëpër kampe, të cilat Kina ka thënë vazhdimisht se janë qendra të trajnimit me qëllim të çrrënjosjes së ekstremizmit.

Pas