Aktualitet

Akuzat për Babanin, zgjohet Prokuroria e Përgjithshme: Dërgoni dokumentet


               Publikuar në : 17:00 - 16/09/19 |
Al Do

Pas denoncimit të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani, ka qenë i ndaluar dhe i dënuar në Itali për vjedhje ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.

Ata i kanë kërkuar me një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që ti vërë në dispozicion të gjithë dokumentet që ka për Marq Babajn alias Mark Babani.

Bardhi publikoi dokumente që tregonin se Marq Babaj ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Sipas tij ky është identiteti i rremë i Mark Babanit të cilin ai e ka fshehur. Dokumenti që bëri publik sekretari i PD ishte nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

Prokuroria e Përgjithshme si në rastet e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut i ka kërkuar Partisë Demokratike të paraqesë dokumentet. Reagimi i saj vjen pasi Gazment Bardhi kishte kërkuar para një jave verifikim për figurën e Mark Babanit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka pranuar se ka marrë kërkesën e Prokurorisë dhe po përgatit dokumentacionin për ta dërguar. /Opinion.al

Pas