Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj Kim/Berisha-DASH:Kritikat s’janë sulme,po bëni bulizëm diplomatik

2021/12/15 at 1:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat ndaj Kim/Berisha-DASH:Kritikat s’janë sulme,po bëni bulizëm diplomatik

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili një ditë më parë i cilësoi të pajustifikuara akuzat e ish-kryeministrit ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.


Në një reagim të gjatë në rrjetin social, “Facebook”, Berisha shkruan se ai vetëm ka kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, të cilat nuk kanë qenë në perputhje me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenës. Sipas tij interpretimi i kritikave të tij  si sulme janë formë e pastër e bullizmit diplomatik.

Reagimi i Berishës:

Pergjigje per deklaraten e zedhenesit te Departamenitit te Shtetit ndaj kritikave te mia ne adrese te ambasadores se SHBA ne Tirane, Zonjes Yuri Kim.
Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon:
Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik.
Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves.
Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia.
Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili nder te tjera i kercononte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje te diktatorit Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si kercenim per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen diktaturen hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike.

Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut.
Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas.
Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne luften kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve te pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.
Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit.
Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes.
Ky eshte nje rast unik ne historine e botes qe nje person shpallet nongrata 8 vite pasi ka dhene doreheqjen nga cdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurre nje akuze te ngritur per korrupsion nga ndonje institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes se tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.
Lidhur me kete çeshtje duke konsideruar kete vendim kryekeput te pabaza dhe mirefilltas si nje hakmarrje politike te armiqve te mi dhe demokracise shqiptare, Edi Rama e George Soros une kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blnken ne Gjykaten e Parisit.
Prandaj ju ftoj per hir te transparences te paraqisni ne gjykate ku une kam ngritur padi per shpifje çdo fakt, prove apo dokument qe ju apo cilido individ apo institucion mbi toke disponon per te faktuar akuzen dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.
Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptaret ne teresi dhe demokratet ne veçanti presin krenar dhe thellesisht mirenjohes 100 vjetorin e marredhenieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Ata mbeten te vendosur te japin kontributin e tyre edhe ne 100 vitet qe vijne.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
A ka PD dosje të tjera? Basha: Të kapen të kërkuarit para se t’i vrasë ndokush

A ka PD dosje të tjera? Basha: Të kapen të kërkuarit para se t’i vrasë ndokush

Arrestimi i Kokës/Pse nuk reagon Rama? Basha: Paratë e cilit pastron ai?

Arrestimi i Kokës/Pse nuk reagon Rama? Basha: Paratë e cilit pastron ai?

U akuzua për korrupsion kur ishte ministër, Basha: Vetëm unë kam dhënë llogari

U akuzua për korrupsion kur ishte ministër, Basha: Vetëm unë kam dhënë llogari
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com