Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

2025/05/09 at 5:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

Policia e Korçës ka reaguar pas akuzave se një kandidat për deputet në qarkun e Korçës shfaqej në një video duke ofruar para në këmbim të votave.


Sipas njoftimit të policisë, nga kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet Arjan Jaupllari nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Policia ka proceduar 34-vjeçain që ka regjistruar pamjet, pasi ka refuzuar vënien në dispozicion të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.

Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.

Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt.



Ju sugjerojmë

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas
Aktualitet

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

15 Gusht, 2025 11:45 am
BE kritikon planin izraelit në Gazë
Bota

BE kritikon planin izraelit në Gazë

15 Gusht, 2025 11:21 am
Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vetëm 3 vatra aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vetëm 3 vatra aktive

15 Gusht, 2025 11:01 am
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Dyshohet se u rrëzua në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, humb jetën 54-vjeçari në Gjinar

15 Gusht, 2025 10:39 am
Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”
Bota

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”

15 Gusht, 2025 10:17 am
Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje
Bota

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

15 Gusht, 2025 10:01 am
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit

15 Gusht, 2025 9:41 am
Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin
Bota

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

15 Gusht, 2025 9:17 am
Para
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
















TE FUNDIT

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
15 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë sot, më 15 gusht, një letër nga homologu amerikan Donald Trump. Në mesazhin...

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
15 Gusht, 2025

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar u vra...

Lexo më shumë

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas
15 Gusht, 2025

Udhëtarët që sapo zbresin në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, përballen me një valixhe gjigande dhe e verdhë që shërben...

Lexo më shumë

BE kritikon planin izraelit në Gazë

BE kritikon planin izraelit në Gazë
15 Gusht, 2025

BE-ja, Gjermania dhe Turqia kritikojnë planet e Izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com