Kronikë

Akuzat/ I dënuar me 6 vite burg, shqiptari ekstradohet nga Belgjika


               Publikuar në : 10:26 - 14/07/19 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë.

I ekstraduar është Alket Preka banues në Shkodër, mbi të cilin rëndojë akuzat “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Në lidhje me këto akuza, në vitin 2010 Preka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 6 vite burg.

41-vjeçari, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet në aksin rrugor Zogaj – Shirok.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë../ Opinion.al E.Xh.

Pas