Te Fundit

Akuzat e Zaganit, Ristani: Tahiri ra brenda në ‘Opinion’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 18/09/15 |
b.f

TIRANË- Ministri i Brendshëm pranoi në emisionin ‘Opinion’, në mënyrë indirekte se makina e tij është përdorur në trafik droge. Kështu deklaroi Arben Ristani nga selia e PD, një ditë pas debatit në ‘Opinion’ ku u përfshi edhe ministri Saimir Tahiri. “Si pa të keq, ndoshta nën efektin e substancave trullosëse Saimir Tahiri pranoi mbrëme në heshtje faktin se makina e tij private është përdorur nga Habilajt për transport droge por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën”. Deklarata u bë një ditë pasi ministri duke sqaruar pozicionin e tij në emisionin ‘Opinion’ tha se makina për të cilën e akuzon ish-oficeri i policisë Zagani ka qenë e tija por e ka shitur. “E famshmja veturë Audi AA 003 GB e Saimir Tahirit është përdorur nga Habilajt e drogës, siç dëshmoi oficeri Zagani”, tha Ristani. “Në këtë mënyrë, ministri pranon edhe një shkelje tjetër ligjore shitjen e makinës në tregun e zi. Nëse e ka shitur ku i ka dokumentet që vertetojnë akt-shitjen, po kuponin tatimor?, u shpreh Ristani.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas