Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Saimir Tahirit me Habilajt, ja si nisi historia

2017/10/16 at 10:10 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzat e Saimir Tahirit me Habilajt, ja si nisi historia

Moisi Habilaj, personi i arrestuar sot në Itali, është nja nga tre vellezërit Habilaj, të cilët u bënë të njohur për pbulikun për shkak të akuzave publike ndaj tyre për trafik droge në drejtim të Greqisë dhe Italisë.


Fillimisht, akuzat ndaj vëllezërve Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimit anti-drogë në policinë e Fierit. Zagani ishte informuar dhe si rrjedhojë kishte kryer hetime ndaj vëllezërve Habilaj për përfshirjen e tyre në trafik droge, veçanërisht në drejtim të Greqisë. Për të kryer këto hetime duket se Zagani ndau dhe kërkoi informacion nga oficerë të misionit të Gurdia di Finanza në Shqipëri.

Në mënyrë të pashpjeguar, në vend që faktet e grumbulluara prej tij të referoheshin në prokurori nga policia e Fierit dhe e Vlorës, Dritan Zagani u akuzua nga policia për dekonspirimin e aksioneve të saj, duke pretenduar ndër të tjera se shkëmbimet e informacionit me oficerët e Guardia di Finanza.

Për këtë arsye ai u arrestua nga prokuroria dhe u la në arrest shtëpie nga gjykata në pritje të mbylljes së hetimeve dnaj tij.

Zagani theu arrestin shtëpiak dhe u arratis nga Shqipëria. Ai kërkoi strehim politik i cili iu dha nga autoritetet zvicerane.

Pas largimit nga Shqipëria, Zagani deklaroi se akuzat dhe arrestimi ishin hakmarrje ndaj tij nga Ministri Sajmir Tahiri, për shkak se ai kishte hetuar tre vëllezërit Habilaj. Sipas Zaganit, Habilajt ishin kushërinj të Sajmir Tahirit dhe kishin mbrojtjen e tij për trafikimin e pangacmuar të drogës. Zagani akuzoi se Tahiri kishte vënë në dispozicion të tyre makinën e tij vetjake, makinë tip Audi me targë AA003GB, me të cilën Habilajt kryenin trafikun e drogës drejt Greqisë, duke qenë se policët kufitarë nuk guxonin të kontrollonin makinën personale të ministrit të tyre.

Saimir Tahiri u përgjigj se ai nuk kishte asnjë lloj lidhje me vëllezërit Habilaj dhe makinën ua kishte shitur atyre mbasi ishte bërë ministër dhe nuk i njihte dhe kishte asnjë lidhje me me ta.

Pas kësaj deklarate, në media u publikuan të dhëna që tregonin se makina Audi AA003GB që përdornin vëllezërit Habilaj ishte në fakt e regjistruar në emër të Ministrit Tahiri.

Përballë këtyre dëshmive, Ministri Tahiri u detyrua të pranonte se makina ishte ligjërisht ende në pronësi të tij dhe e regjistruar zyrtarisht në emër të tij. Këtë gjë ai e shpejgoi duke thën se: Tahiri nuk e kishte deklaruar ligjërisht shitjen—dhe për pasojë nuk kishte kaluar letrat në emër të Habiljave—sepse nuk donte që të ardhurat nga shitja t’i sekuestroheshin nga përmbarimi gjyqësor, pasi me vendim gjykate ai duhet t’u paguante dëmshpërblim për shpifje ndaj fëmijëve të ish-Kryeministrit Berisha, të cilin nuk donte ta paguante duke deklaruar se nuk kishte para.

Ky deklarim ishte pranim i shkeljes së ligjit dhe evazionit fiskal nga Ministri Tahiri por kjo gjë nuk u hetua nga askush.

Pas disa ditësh, në media doli një e vërtetë tjetër: Minsitri Tahiri kishte udhëtuar të paktën dy herë në Greqi me makinë Audi AA003GB muaj pasi ai kishte deklaruar që e kishte shitur makinën tek Habilajt.

Këtë fakt të ri Tahiri e shpejgoi me justifikimin se udhëtimet e tij në Greqi ishin private dhe duke mos dashur të përdorte makinën zyrtare për qëllime private, u kishte këkruar Habiljave t’ja linin makinë për këto udhëtime. Kjo deklaratë e re e tij hodhi poshtë deklaratën e mëprashme se ai nuk kishte lidhje me Habilajt, përtej faktit që u kishte shitur atyre një makinë.

Nën trysninë e këtyre fakteve publike dhe akuzave të vazhdueshme të opozitës, prokuroria e Fierit nisi hetimin në lidhje me kushërinjtë Habilaj dhe prdoriëmin e makinës së tyre për trafik droge. Por hetimi u pushua pas pak muajsh me arsyetimin se nuk u gjetën prova për akuzat kundër tyre.

Pas këtij vendimi, ministri Tahiri përshëndeti ndërprerjen e hetimeve ndaj kushërinjve të tij me një mesazh në faqen e tij në Facebook:

“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshtrat e policit në arrati, Shqup-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky është nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë, e shqupistave u është nxirë faqja tashmë. Politika që ndërtohet mbi të vërteta, ka vlerë gjithmonë. Gënjeshtra është grykse, nuk ngop kurrë. Kjo vlen dhe për shqupistat.”

Arrestimi i njërit prej vëllezrve Habilaj si pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të drogës hedh dritë të re mbi akuzat e vjetra për aktivitetin e dyshaur kriminal të vëllezërve Habilaj dhe lidhjet e dyshuara të Ministrit Tahiri me ta dhe aktivitetin e tyre.

Nga aksioni i policisë italiane sot është bërë i ditur edhe një fakt interesant, që në pamje të parë duket se mund të konfirmojë një akuzë të hershme ndaj grupit të Habiljave. Policia italiane pohoi se grupi i arrestuar në Itali, ku bën pjesë Moisi Habilja, ka dërguar në maj të vitit 2015 një sasi prej 800 kg marijuanë nga Shqipëria, sasi e cila u sekuestrua nga policia italiane në atë kohë.

Në të njejtën periudhë, në maj 2015, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzoivëllezërit Habilaj se kishin vjedhur nga Komisariati i Vlorës një furgon me 800 kilogramë kanabis sativa të sekuestruar, dhe Ministrin Tahiri që kishte krijuar lehtësira për mundësimin e kësaj vjedhjeje.

Ministri Tahiri e hodhi poshtë akuzën e opozitës dhe policia, si në të gjitha rastet e tjera kur janë akuzuar vëllezërit Habilaj, nuk ndërmori asnjë veprim.

Arrestimi i Mario Habilajt në Itali ndoshta do të shërbejë për fillimin e zbardhjes jo vetëm të aktivitetit të dyshuar kriminal të vëllezërve Habilaj, por edhe të pozicionit të ish-Ministrit Tahiri në lidhje me ta. Dyshimet ndaj tij nuk u zhdukën asnjëherë dhe ndoshta ato do të sqarohen përfundimisht. /exitl.al



Ju sugjerojmë

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Aktualitet

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

20 Maj, 2025 4:14 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

20 Maj, 2025 3:58 pm
Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie
Bota

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

20 Maj, 2025 3:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Normat në rënie në 3 mujorin e parë të 2025/ BSH: Kreditë në Lekë të qëndrueshme

20 Maj, 2025 3:31 pm
VIDEO/Protestë në burgun e Korfuzit. Incidente ku mbahen shqiptarë e gjeorgjianë
Rajoni

VIDEO/Protestë në burgun e Korfuzit. Incidente ku mbahen shqiptarë e gjeorgjianë

20 Maj, 2025 3:13 pm
Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit
Bota

Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

20 Maj, 2025 2:56 pm
Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..
Aktualitet

Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..

20 Maj, 2025 2:50 pm
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 2:36 pm
Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

20 Maj, 2025 2:28 pm
Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit
Bota

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit

20 Maj, 2025 2:15 pm
Para
Bandat kriminale/ Berisha: Pas Elbasanit do shpërthejë në Shkodër

Sali Berisha publikon foton: Ky është skafi i Tahirit që transportoi 3.5 tonë drogë në Itali me Habiljat

Video/ Shpjegohet ne “Opinion” taksa e re e biznesit: Ja sa lekë do të ulen fitimet 

Video/ Shpjegohet ne "Opinion" taksa e re e biznesit: Ja sa lekë do të ulen fitimet 

Atentati / I kujt ishte Audi 50-mijë eurosh që lëvizte ish-shefi i krimit ekonomik

Trondit gazetari Hoxha: Interpol të publikojë listën, ka shumë personazhe VIP që janë të kërkuar
















TE FUNDIT

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
20 Maj, 2025

Qeveria ka prezantuar një projektligj të ri për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat, që synon të forcojë transparencën dhe mbikëqyrjen në...

Lexo më shumë

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
20 Maj, 2025

Në legjislaturën e 11-të të parlamentit shqiptar do të ulen në karrige 72 deputetë të rinj, si nga shumica, ashtu...

Lexo më shumë

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie
20 Maj, 2025

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë...

Lexo më shumë

Normat në rënie në 3 mujorin e parë të 2025/ BSH: Kreditë në Lekë të qëndrueshme

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
20 Maj, 2025

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë dy herë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com