Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Prokurorisë/ Tahiri publikon një video mbi të vërtetën dhe simbolika e mollës

2017/10/30 at 7:27 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e Prokurorisë/ Tahiri publikon një video mbi të vërtetën dhe simbolika e mollës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ditën e sotme, ka postuar një video interesante në 38-vjetorin e lindjes, për t’iu përgjigjur akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri nuk ka harruar të falenderojë të gjithë miqtë për urimet për ditëlindje që kanë ardhur në adresë të tij.

Por përmes kësaj videoje, e cila mbart edhe një mesazh lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe të vërtetën, Tahiri me shumë gjasa ka thënë diçka…

Simbolika e mollës

Në qendër të videos është një mollë, e cila për dikë mund të jetë edhe banane, madje besohet se është një banane, pastaj jo vetëm një person, por dhe shumë të tjerë mendojnë se molla është një banane, edhe pse ajo është një mollë dhe vetëm një mollë.

Molla në video nuk mund të jetë vetëm një metaforë e thjeshtë, por edhe një simbol. Nuk ishte ndryshe edhe metamorfoza e Gregor Samsës, personazhit simbol të Franc Kafkës.

Pikërisht në çastin kur sapo ndodh metamorfoza, pra kur ai praktikisht bëhet i padobishëm dhe i përshtirë, në fillim për familjen dhe pastaj për shoqërinë, pikërisht në atë çast, po shkallë-shkallë, por tashmë në zbritje drejt ferrit dhe drejt subkoshiencës së zezë, Gregor Samsa tashmë si mëkatar, shkon drejt vetëasgjesimit apo vrasjes nga dora e të atit.

Ai mund të ishte vrarë me plumb, me thikë, me bastun, me bisht fshese, me çdo mjet tjetër, por autori e vret me mollë, pikërisht në atë frut aq familjar, që mbart mbi vete aq shumë simbole se çdo frut tjetër tokësor.

Kujtojmë se mollët e Hesperideve e bënin njeriun të pavdekshëm; Lufta e Trojës nisi vetëm nga një mollë e hedhur nga Erida grindavece; me mollë janë helmuar mbretërit; molla u vendos si shenjë mbi kokën e djalit të Vilhelm Telit në dramën e njohur të Shilerit; Kaligula e ushqente me mollë Kalin e tij Incitatusin, të cilin e bëri edhe senator; Minotauri e fshihte çelësin e tij brenda një kokrre molle; Njutoni dinak thoshte se e zbuloi teorinë e tij nga rënia e një kokrre molle dhe këtë e bënte që t’i jepte kuptim dhe rëndësi biblike ligjit të gravitetit.

Prandaj edhe Tahiri përdor mollën…

Etiketa: e vertetamollatahiri

Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Video/ Berisha: Avionë të vegjël fluturojnë ulët në Gjirin e Lalzit

Video/ Berisha: Avionë të vegjël fluturojnë ulët në Gjirin e Lalzit

Shqipëria pa drita, Berisha: Rama zbrazi digat nga frika humbjes

Sondazhi që bëri lëmsh mediat, por Berisha nuk ka Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar: Dikur kam krasitur ullinj në Itali

Këngëtari i njohur shqiptar: Dikur kam krasitur ullinj në Itali

TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com