Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e PD tek Unaza e Re, reagon ARRSH: Tenderat janë bërë sipas ligjit

2018/11/12 at 7:05 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat e PD tek Unaza e Re, reagon ARRSH: Tenderat janë bërë sipas ligjit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas akuzave të PD për tenderimin për projektin e Unazës së Re.


Sipas ARRSH Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin.  ARRSH-ja tregon datën kur është bërë hapja e garës si dhe aktorët të cilët kanë marrë pjesë në garë.

Reagimi i ARRSH

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike. Dokumentet e tenderit, pëfshirë të gjitha shtojcat e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, peventiv dhe kerkesat për kualifikim janë bërë publike ne datë 10.09.2018 dhe janë lehtesisht të aksesueshme nga cdo person i interesuar. Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve shoqëruese përkates, nga minimlalisht 30 ditë, që kerkohen bazuar ne rregullat e prokurimit publik. Referuar dokumenteve te tenderit, janë krijuar te gjitha hapesirat e nevojshme per shoqëritë vendase ose të huaja ne paraqitjen e ofertave dhe plotesimin e kritereve te dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qarte  rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik.

Më datë 17.10.2018 ora 10.00, eshtë bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e mëpshtëm:

  1.         “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – dogë e shoqërise së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH
  2.         “Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – degë e shoqerisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa ne lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar te tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës.

Vlen të nënvizohet fakti qe, referuar dokumentave të paraqitura, rezulton se DH Albania shpk – është degë e shoqërisë së huaj “Dunëel Habermam” me adrese Centerville Rd., Neë Castle County, Ëilmington, Delaëare 19808, USA. Kjo kompani, në permbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 42 date 16.01.2008, ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe Procedurat e dhenies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”.  Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar ne veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategorite maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit. Dunëell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës.

Operatori ekonomik Biba x shpk, pjesë e këtij bashkimi me 7 % te punimeve, plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Neni 45/2, LPP-së përcakton: Çdo kandidat ose ofertues kualifikohet/pranohet ne një procedurë duke deklaruar se:

  1. a)  Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”
  2. b)  nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
  3. b)  nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
  4. c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen  me veprimtarinë profesionale.
  5. d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të  sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv.

 

Etiketa: akuzat e PDligjireagon ARRSHtenderatunaza e re


Ju sugjerojmë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Para
Arkiva Shqiptare bëhet pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane

Arkiva Shqiptare bëhet pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane

Ministri Klosi: S’do lejohet asnjë gurore në perlën e turizmit shqiptar

Ministri Klosi: S'do lejohet asnjë gurore në perlën e turizmit shqiptar

Aurela Hoxha: I kam fobi njerëzit e shëmtuar

Aurela Hoxha: I kam fobi njerëzit e shëmtuar
















TE FUNDIT

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
24 Qershor, 2026

Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}