Kryesore

Akuzat e PD-së, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës: Nuk ka lidhje me mua


               Publikuar në : 16:44 - 16/09/19 |
el ida

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike. Babani tha se deklaratat janë të sajuara dhe nuk kanë lidhje me të.

Ai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij, teksa shtoi se Gazmend Bardhi ka shpifur. Babani nënvizoi disa herë se ka aktivizuar avokatët e tij, dhe dëmshpërblimin që do të përfitojë nga gjyqi kundrejt Bardhit, do ta përdorë për rindërtimin e një shkolle të djegur.

“E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të sakta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi. Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë. Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazment Bardhit. Kam ndryshuar vetëm mbiemrin, kur e ndryshoi i gjithë fisi. Edi Rama dhe PS nuk din gjë çfarë kam bërë unë.”, tha Babani.

Pas