PD akuzoi sot se nje person i denuar per nxjerrje sekreti eshte emeruar ne post drejtues ne policine e Korces.
Policia eshte justifikuar se Nardi Neli u pezullua, por nuk u shkarkua sepse nuk u shkoi vendimi i gjykates me shkrim.
Reagimi i Policise se Shtetit
Nardi Deli është emëruar në detyrën Shef Sektori në Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, datë 05.12.2012 dhe në muajin Prill të vitit 2013 është emëruar Shef Seksioni Kundër Trafiqeve po në këtë Sektor.
Policia e Korçës me të marrë djeni se ndaj këtij oficeri, Prokuroria kishte nisur procedim penal ka bërë menjëherë pezullimin e tij nga detyra.
Ndërko Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar me shkresë disa herë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë që të sjellin vendimin e dënimit dhe deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Te tjera rreth lajmit:
DOKUMENTI/ Alibeaj: Rama bëri shef në policinë e Korçës, një të dënuar për nxjerrje sekreti