Kryesore

Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, Rama ironizon nga Vlora: Këta janë gdhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 18/11/22 |
Opi Nion

Akuzave të opozitës për Portin e ri të Durrësit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Vlora. Në takimin me qytetarët, kreu i qeverisë ironizoi opozitën duke thënë se drejtuesit e saj “janë gdhë”.

Rama tha se pas Portit të Durrësit, qeveria do punojë që shumë shpejt të përfundojë edhe porti turistik i Vlorës.

“Kush nuk është gënjeshtar kërkon ndjesë. Këta, gënje e gënje se diçka do mbetet, por në Vlorë ka filluar porti. Kur porti turistik, porti tregtar dhe porti i peshkimit të mbarojnë dhe do mbarojnë brenda pak vitesh vlera e këtij qyteti do rritet dyfish. Periudha e dimrit do ketë shumë më tepë gjallëri, për shkak të rritjes së aktivitetit edhe në portin turistik. Porti turistik, se këta janë fare, janë gdhe, porti turistik që do sjellë jahte këtu që thonë këta i hoqën jahteve këtë e atë, jahte kur vijnë këtu njerëzi nuk rrinë brenda atje, por dalin dhe konsumojnë atë që prodhohet këtu. Ndërkohe ai porti i Durrësit, që vazhdojnë flasin, flasin këta që  e bënë Shqipërinë një euro. Me politikën e këtyre të ligjëruar ne mund ta kishim dhënë 1 euro, merre për 99 vjet dhe bej ç’të duash. Jo për herë të parë shteti shqiptar është ortak në një investim kaq të madh”,-tha Rama.

Pas