Aktualitet

Akuzat e opozitës për investitore strategjike, Xhaçka: Shpifje, s’kam shkelur asnjë ligj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 07/01/23 |
Opi Nion

Në një konferencë të zhvilluar këtë të shtunë Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti, pas akuzave të opozitës se ka shkelur ligjin pasi bashkëshorti i saj është përfshirë në listën e investitorëve strategjikë të vendit.

Xhaçka i konsideroi akuzat si shpifje dhe hiperbolizimi të opozitës.

“Është kthyer në filozofi pune e Foltores dhe Vulës “shpif, shpif se diçka do të mbetet. Por asnjëri nga ne nuk do të rrinte në detyrë për më shumë se 2 javë nëse do të jepte dorëheqje pas çdo shpifjeje dhe hiperbolizimi të opozitës”, tha Xhaçka.

Më tej ministrja tha se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë.

“Ky është një proces që ka hyrë në binarë ligjorë dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Edhe unë po pres me durim që gjykata do të thotë fjalën e fundit, e bindur që nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam tejkaluar asnjë normë etike dhe morale”.

 

Pas