Aktualitet

Akuzat e opozitës për fjalimin në KiE, Rama: Janë zhytur thellë në thesin e parave ruse



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 14/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për akuzat e opozitës lidhur me fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me anë të një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse, ndërsa ka shpërndarë një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë”, shkruan Rama në rrjetin social./Opinion.al

Pas