Pas akuzave të Presidentit Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka reaguar Partia Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet në rrjetet sociale se tani nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme për SPAK se sa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Bardhit, Gjonaj duhet të japë llogari pse veproi si sekretare e Dvoranit.
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojërave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi./Opinion.al