Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e ILDKP për fshehje pasurie, Prokuroria mbyll dosjet për “peshqit” e mëdhenj

2016/02/17 at 9:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akuzat e ILDKP për fshehje pasurie, Prokuroria mbyll dosjet për “peshqit” e mëdhenj

Me 14 shtator 2014, kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj u padit në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin, Kontrollin e Pasurisë dhe Konfliktin e Interesit, ILDKPKI.


Malaj akuzohej se kishte krijuar një skemë mashtruese ku përfshiheshin kompani në emër të familjarëve të tij dhe transaksione me pasuri të patundshme, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.

Sipas ILDKPKI, Malaj kishte 60 mijë euro pasuri në vitin 2003, kohë kur zyrtarët publikë u shtrënguan të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre. Gati 11 vjet më vonë, familja e kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi.

Megjithatë, me 9 nëntor dosja hetimore kundër Malajt është pushuar nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka gjykuara në një kohë rekord se sipas nenit 328 pika b të Kodit të Procedurës Penale, faktet e referuara nga ILDKPKI “nuk parashikohen nga ligji si vepër penale”.

Malaj nuk është gjyqtari i vetëm që ia ka hedhur paq akuzave të Inspektoriatit. Një numër i madh padish penale të ngritura nga ILDKPKI kundër disa gjyqtarëve, ish ministrave apo zyrtarëve të nivelit të lartë janë mbyllur me të njëjtin dispozitiv ose janë pezulluar në pritje të letër-porosive nga jashtë.

Vetëm në pak raste, Prokuroria ka qenë e aftë të ngrejë akuza dhe të dërgojë për gjykim zyrtarë që akuzohen për fshehje pasurie – kryesisht zyrtarë të nivelit të mesëm. Megjithatë, edhe kur këto akuza kanë shkuar për gjykim, ato shpesh janë hedhur poshtë nga gjykata, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e hetimit apo qasjen e trupit gjykues.

Të dhënat e marra nga BIRN nga ILDKPKI tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, Inspektoriati ka paditur në Prokurori 158 zyrtarë të lartë dhe të mesëm; ku përfshihen gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish ministra, të zgjedhur vendorë apo punonjës në tatime dhe dogana – dy sektorë të administratës publike me një nivel të lartë korrupsioni.

Në kallzimet e bëra, ILDKPKI i akuzon zyrtarët e identifikuar për deklarime të rreme, mungesë burimesh të ligjshme financiare si dhe për pastrim parash, duke kërkuar nga Prokuroria që t’i thellonte hetimet për të vërtetuar veprat penale për të cilat ata dyshoheshin. Sipas ILDKPKI-së, nga të gjitha rastet që Inspektoriati ka denoncuar në vitet e fundit, gati gjysma ose 70 kallëzime janë hedhur poshtë nga Prokuroria. Për 55 raste të tjera ky instituticion nuk disponon informacion, ndërsa vetëm 33 dosje janë çuar për gjykim.

BIRN iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë për informacion në lidhje me të gjitha rastet e kallëzuara gjatë viteve 2014 dhe 2015 për veprën penale të:“Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale,” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Prokuroria tha se kishte regjistruar 40 procedime penale për veprën e parashikuar nga neni 257/a/2, ndërsa nuk ktheu përgjigje për çështjet hetimore të parashikuara në nenin 287 të Kodit Penal.

Nga 40 procedimet e regjistruara nga prokuroria për nenin 257 a/2, 14 janë pushuar, 4 janë pezulluar në pritje të letër porosive të dërguara jashtë vendit, 5 janë çuar për gjykim dhe 17 janë akoma nën hetim.

Mes rasteve për të cilat është regjistruar një procedim penal për fshehje pasurie janë 10 gjyqtarë, dy deputetë, tre ish deputetë, dy kryebashkiakë, një diplomat, një ish kryekomunar, ndërsa pjesa që mbetet përbëhet nga taksidarë, doganierë, një punonjës përmbarimi dhe një kancelar gjykate.

Nga 10 gjyqtarët e kallzuar nga ILDKPKI, pesë çështje janë pushuar nga Prokuroria, tre janë në hetim dhe dy janë dërguar për gjykim.

Përveç gjyqtarit Alaudin Malaj, Prokuroria ka pushuar hetimet dhe për gjyqtarët Petrit Aliaj, Gjin Gjoni si dhe bashkëshortët Ken Dhima dhe Klorinda Çela.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, u kallëzua penalisht nga ILDKPKI në qershor 2015. Ai akuzohej se kishte shumëfishuar pasurinë e tij në mënyrë jo të ligjshme gjatë një periudhe 12 vjeçare. Në kallëzimin e bërë u renditën 15 akuza, që nisnin nga deklarim i rremë i burimit të fitimit dhe deri tek fshehje e një trualli në pronësi.

Gjyqtari Gjin Gjoni, i cili mban njëherazi pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u kallëzua penalisht nga ILDKPKI për fshehjen e gati 2 milionë dollarëve pasuri. Çështja kundër Gjonit u pushua në Maj 2014, pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm shtyrjen e afateve nga Prokuroria e Elbasanit që po e hetonte çështjen.

Nën hetim mbetet gjykatësja e Durrësit Shpëtime Pitaku, si dhe bashkëshortët Enkeleda dhe Rasim Doda – gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Pitaku akuzohet nga Inspektoriati për fshehjen e një pasurie prej gati 1 milion USD, ndërsa gjyqtari Rasim Doda është arrestuar për korrupsion pasiv në Prill 2015.

Ndërkohë që dy gjyqtarët e dërguar për gjykim, Qani Hasa dhe Osman Aliu janë shpallur të pafajshëm për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Në listën e procedimeve penale të regjistruara nga Prokuroria ka dhe 7 politikanë, nga të cilët 5 janë ende nën hetim, ndërsa dy çështje janë pushuar.

Prokuroria ka pushuar çështjen kundër deputetit të Partisë Demokratike dhe ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, ndërkohë që vazhdon të hetojë deputetin Tom Doshi.

Bode akuzohej nga ILDKPKI për fshehjen e një pasurie prej 500 mijë eurosh. Ndërsa Doshi për periudhën kohore 2005 – 2014, akuzohet se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarata të rreme për shumën rreth 14 milionë euro, si dhe ka kryer transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9 milionë euro.

Nën hetim mbeten gjithashtu dy ish deputetët Dritan Prifti dhe Arben Ndoka. Ndoka u kallëzua penalisht në shtator të vitit 2015, për fshehje pasurie, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën e rreth 1,5 milion euro.

Ndërkohë për Andis Harasanin, një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste, Prokuroria ka pezulluar hetimet në pritje të një letër porosie. Harasani u padit penalisht në fund të shtatorit 2015, pasi nga kontrolli i deklaratave të pasurisë së tij, u gjetën “deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, transferta bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.6 milionë USD”.

Nën hetim janë dhe dy të zgjedhur vendorë, përfshirë kryebashkiakët e Gramshit dhe Poliçanit, Dritan Bici dhe Adriatik Zotkaj, ndërsa Prokuroria ka pushuar hetimet për ish kryekomunarin e Komunës Cudh, Xhevahir Bilja.

Edhe pse po bëhen gati dy vjet nga kallëzimi në Prill të vitit 2014, Prokuroria vazhdon hetimet për Agim Isakun, ish ambasador i Shqipërisë në Sllovaki.

/Lindita Çela, BIRN/



Ju sugjerojmë

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

18 Qershor, 2025 10:10 am
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

18 Qershor, 2025 10:08 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

18 Qershor, 2025 9:59 am
Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
Aktualitet

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

18 Qershor, 2025 9:56 am
34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
Aktualitet

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

18 Qershor, 2025 9:36 am
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Shkelja – Disa rregulla nuk janë për të gjithë zoti Veliaj dhe zoti Kryeministër Rama

Shkelja - Disa rregulla nuk janë për të gjithë zoti Veliaj dhe zoti Kryeministër Rama

Ja si duket “New Born” për Pavarësi

Ja si duket "New Born" për Pavarësi

Ja si duket “New Born” për Pavarësi

VIP-at urojnë Pavarësinë e Kosovës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, ku pas një konflikti në rrjetet sociale vranë...

Lexo më shumë

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
18 Qershor, 2025

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi u kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do...

Lexo më shumë

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
18 Qershor, 2025

Në ditën e gjatë të konfliktit, Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë me njëri tjetrin sulme me raketa. Nga ana tjetër,...

Lexo më shumë

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
18 Qershor, 2025

Task-Forca Ndërinstitucionale pranë Prefekturës së Durrësit ka nisur një aksion në vijën bregdetare të Durrësit sot. Sipas tvklan, në fokus...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com