Kryetari i SPAK, Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët ka bërë të ditur se deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontratën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë në proces hetimor.
“Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi”, tha Dumani.
Kujtojmë se një vit më parë, nga arratia Arben Ahmetaj akuzoi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke ia dhënë tenderin një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë por që sërish punimet i kreu Gjoka.