Politikë

Akuza të forta ndaj Ramës, Felaj: Të merren masa disiplinore për Agron Shehajn



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 20/10/22 |
Opi Nion

Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj, kërkoj të mblidhet Byroja e Kuvendit për të marrë masa ndaj Agron Shehajt i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dërguar policinë në biznesin  tij për ta intimiduar.

Për shkak të akuzave ndaj Ramës, Shehaj do të përballet me masë disiplinore, pasi sipas Felajt, deputeti demokrat nuk duhet të flas për çështje personale në Kuvend.

 “I kërkoj Byrosë për marrjen e masës disiplinore. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë imunitet nga ndjekja penale. Ju tha vetëm që të mos flisnit për çështje personale. Unë kërkova mbledhjen e Byrosë dhe kaq”, tha Felaj.

Më herët deputeti demokrat u shpreh; “Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë”,- u shpreh Shehaj.

Pas