Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza Shullazit/ Si u vra Vajdin Lamaj në shpërthimin brenda ashensorit

2020/12/08 at 7:08 PM
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza Shullazit/ Si u vra Vajdin Lamaj në shpërthimin brenda ashensorit

Një nga vrasjet më të bujshme të ndodhura në Tiranë, është ajo e biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj.

Lamaj, u ekzekutua nëpërmjet një sasie të lartë eksplozivi, në orët e para të së hënës së 28 shkurtit 2005.

Si ndodhi ekzekutimi?

Shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës, në pallatin ku banonte viktima.

Sipas raportimeve të dikurshme të policisë, eksplozivi ka shpërthyer pikërisht në momentin kur Vajdin Lamaj së bashku me një person tjetërr, Dritan Arsi, ishin duke u ngjitur me ashensor. Nga shpërthimi i sasisë së eksplozivit të vendosur, në skenën e krimit ka mbetur i vdekur dhe shoqëruesi i Vajdin Lamajt, Dritan Arsi.

Fill pas atentatit, policia deklaroi se Lamaj ishte ndjekur ditën e atentatit nga tre persona, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur. Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë. Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lamaj. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Vajdin Lamaj para se të mbetej viktimë i shpërthimit të eksplozivit i ka shpëtuar disa herë të tjera atentateve.

Po në vitin 2005, Lamaj i shpëtoi një atentati me armë në qendër të Tiranës, ku mbeten të plagosur lehtë dy persona. Ne 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit.

Kush ishte Vajdin Lamaj?

Vajdin Lamaj ka patur një karrierë të pasur në strukturat e policisë, duke patur edhe pozita drejtuese.

Për disa vite ai ka drejtuar Federatën Shqiptare të Boksit, ndërsa në rini të tij ka qenë edhe sportist në sportin e mundjes. Vajdin Lamaj ka mbajtur gjithashtu edhe postin e zv/Presidentit të “Top Albania Radio”.

Kujtojmë që ditën e sotme ekzekutimi i Vajdin Lamajt është ‘rizgjuar’ nga SPAK. Ky organ ka deklaruar se për vrasjen e Vajdin Lamajt ka pasur një bashkëpunim mes dy grupeve kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha.  Bashkë me ta të implikuar janë dhe shtetasit P. Dervishaj, I.Taulla, L.Reci dhe V.Ymeri (Imeraj). Kujtojmë që ndaj Emiljano Shullazit dhe V.Ymerit (Imerajt)  gjykata më herët ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi”./Opinion.al

Etiketa: akuzaeksplozivhetimespakvajdin lamajvrasje

Ju sugjerojmë

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg
Aktualitet

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

23 Korrik, 2025 7:25 pm
Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!
Politikë

Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!

23 Korrik, 2025 7:11 pm
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!

23 Korrik, 2025 6:58 pm
Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
Aktualitet

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten

23 Korrik, 2025 6:48 pm
Bashkëpunimi mes bashkive shqipfolëse, Veliaj: Më përpara e shihnim njëri-tjetrin nga televizori, sot…
Kryesore

U mor i pandehur nga SPAK,avokatët ndërkombëtarë të Veliajt:Arrestimi i paarsyeshëm

23 Korrik, 2025 6:34 pm
Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
Aktualitet

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

23 Korrik, 2025 6:10 pm
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
Kryesore

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

23 Korrik, 2025 5:57 pm
Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
Rajoni

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

23 Korrik, 2025 5:30 pm
Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

23 Korrik, 2025 5:16 pm
Para
“Katar 2022″/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Anglia në Tiranë më 28 mars

"Katar 2022"/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Anglia në Tiranë më 28 mars

Akuzohen për dy vrasjet, Lul Berisha dhe Dervishaj largohen nga Shqipëria

Akuzohen për dy vrasjet, Lul Berisha dhe Dervishaj largohen nga Shqipëria

Zgjedhorja/ Kim: Kemi marrëveshje, topi në fushën e Bashës

Zbardhja e dy vrasjeve nga SPAK, Kim: Shpresoj të vazhdojë kështu

TE FUNDIT

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg
23 Korrik, 2025

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta pro-palestinezë, ku do të marrë pjesë edhe aktivistja e...

Lexo më shumë

Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!

Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!
23 Korrik, 2025

Pas përplasjeve disa ditore mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e 'Nisma Shqipëria Bëhet', duket se kanë ardhur...

Lexo më shumë

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!
23 Korrik, 2025

Është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Denis Bajroviç, 37 vjeç, i shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
23 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dibër. Sipas njoftimit të policisë, një person ka humbur kontrollin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com