Aktualitet

Akuza për pastrim parash, Murrizi:Dokrra që shkruajnë ish-sigurimsa si Tonin Voci


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 05/01/22 |
Opi Nion

Pas kallzimit të bërë nga Policia për nisjen e hetimeve ndaj ish-deputetit Myslim Murrizi, ka folur për herë të parë ish-deputeti.

Ai ka mohuar totalisht akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës për pastim parash. Po ashtu Murrizi ka theksuar se ka deklaruar çdo qindarkë dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë.

“Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion.  Unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish sigurimsat si Tonin Voci.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për ‘pastrim parash’. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre”, ka thënë Murrizi për Report Tv.

 

Pas