Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj Thaçit, Hoti:Do reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që priten

2020/06/29 at 3:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza ndaj Thaçit, Hoti:Do reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që priten

Kosova do të reagojë me dinjitet ndaj zhvillimeve të mundshme në ditët e ardhshme, të cilat ndërlidhen me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, në Dhomat e Specializuara, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një konferencë për media, ai ka komentuar se cilat do të jenë rrjedhat politike në rast se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqje, si dhe pas kësaj, eventualisht, a do të synohet bashkëpunimi i qeverisë aktuale me Partinë Demokratike të Kosovës për të bërë zgjedhjen e presidentit të ri.

”Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve kemi ndërtuar një kulturë institucionale dhe një maturi institucionale. Me cilado situata që përballemi do të reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që do të ndodhin”, ka theksuar kryeministri Hoti.

Duke komentuar kërkesën e vazhdueshme të partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, Hoti ka theksuar që qeveria aktuale do të vazhdojë punën edhe më tej.

“Sa u përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri plotësisht funksionale dhe kushtetuese dhe për aq kohë sa është një qeveri që është funksionale, që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duhet të vazhdojë”, tha Hoti.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Kadri Veseli (kryetar i PDK-së) dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Çështja kalon tani te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vërtetojë ose hedhë poshtë aktakuzën. Presidenti Thaçi pritet t’i adresohet publikut të hënën në orën 20:00./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Para
Përvetësim fondesh, ish-kryeministri francez dhe e shoqja dënohen me burg

Përvetësim fondesh, ish-kryeministri francez dhe e shoqja dënohen me burg

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut shënon 12 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Nuk fitoi asnjë bashki të madhe, Macron “përqafon” kauzën e të Gjelbërve

Nuk fitoi asnjë bashki të madhe, Macron "përqafon" kauzën e të Gjelbërve

TE FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com