Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj dy motrave, PD: Skandal, vdekja e Lalos mund të ishte shmangur

2021/02/18 at 3:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza ndaj dy motrave, PD: Skandal, vdekja e Lalos mund të ishte shmangur

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për ndjekjen penale kundrejt dy vajzave e të ndjerit Rifat Lalo, i cili humbi jetën tek Infektivi për shkak të COVID-19.


Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa shprehet se ky veprim është një akt i papranueshëm.

Ndërkaq, sipas Zhupës vdekja e Lalos është vetëm një nga qindra vdekjet që mund të ishin shmangur nëse qeveria do të kishte punuar për një sistem shëndetësor më të mirë.

“Vdekja fatkeqe e z. Lalo është vetëm një nga qindra vdekjet fatkeqe që mund të ishin shmangur nëse Edi Rama dhe qeveria e tij do të kishin punuar për një sistem shëndetësor të mirë dhe nuk do ta linin atë në mëshirë të fatit.

Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën për 8 vite. Askush nuk beson më se një njeri që nuk ka bërë asgjë në 8 vite është në gjendje të kujdeset për njerëzit gjatë pandemisë. Mijëra shqiptarë kanë humbur jetën në spitale dhe në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së ilaçeve, ilaçeve të shtrenjta dhe braktisjes totale nga qeveria. “– tha Ina Zhupa.

PD  e shikon 25 prillin, ditën e zgjedhjeve elektorale, si të vetmen mënyrë për lirinë e shprehjes dhe demokracinë.

“Ngritja e akuzave ndaj dy vajzave është një skandal. Ky është një hap tjetër nga Rama në rrugën e kthimit të Shqipërisë në një diktaturë në të cilën ai u mbyll gojën kundërshtarëve të tij dhe burgos kritikët.  E vetmja mënyrë për ta shëruar Shqipërinë dhe për të garantuar demokracinë dhe lirinë e shprehjes për shqiptarët është që ta largojmë Edi Ramën më 25 prill. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë.”- përfundon Zhupa.

Fjala e plotë:

Marrja si të pandehura i dy vajzave të të ndjerit Rifat Lalo, i cili humbi jetën në Spitalin Covid 1 i braktisur dhe pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor është një akt i papranueshëm. Ne u qëndrojmë në krah këtyre dy qytetarëve që denoncuan një rast konkret të dështimit të sistemit shëndetësor.

Vdekja fatkeqe e z. Lalo është vetëm një nga qindra vdekjet fatkeqe që mund të ishin shmangur nëse Edi Rama dhe qeveria e tij do të kishin punuar për një sistem shëndetësor të mirë dhe nuk do ta linin atë në mëshirë të fatit.

Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën për 8 vite. Askush nuk beson më se një njeri që nuk ka bërë asgjë në 8 vite është në gjendje të kujdeset për njerëzit gjatë pandemisë. Mijëra shqiptarë kanë humbur jetën në spitale dhe në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së ilaçeve, ilaçeve të shtrenjta dhe braktisjes totale nga qeveria.

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë sepse ka refuzuar me kokëfortësi dhe arrogancë planet e qarta të Lulzim Bashës për ta përballuar pandeminë. Plani me 5 pika do ta ndihmonte Shqipërinë për të ruajtur shëndetin e shpëtuar jetët e qytetarëve dhe për të shpëtuar ekonominë shqiqptare nga kolapsi i plotë ku ka rënë sot.

Rama i shtoi faj krimit kur vendosi të marrë të pandehura dy vajzat me qëllim që t’u mbyllë gojën atyre. Por ai s’mund të fshijë qindra dëshmitë në media të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të braktisjes nga qeveria në spitalet Covid apo në shtëpitë e tyre.

Ngritja e akuzave ndaj dy vajzave është një skandal. Ky është një hap tjetër nga Rama në rrugën e kthimit të Shqipërisë në një diktaturë në të cilën ai u mbyll gojën kundërshtarëve të tij dhe burgos kritikët.

E vetmja mënyrë për ta shëruar Shqipërinë dhe për të garantuar demokracinë dhe lirinë e shprehjes për shqiptarët është që ta largojmë Edi Ramën më 25 prill. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë./Opinion.al

Etiketa: covidinfektivkritikerama


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Theu masat anti-COVID, gjobitet me 5 milionë lekë Belind Këlliçi

Theu masat anti-COVID, gjobitet me 5 milionë lekë Belind Këlliçi

Italianët në Vlorë anëtarësohen tek PS,Rama: Vijnë e rinohen,larg rrëmujës

Italianët në Vlorë anëtarësohen tek PS,Rama: Vijnë e rinohen,larg rrëmujës

PD: Rama dështoi me vaksinimin, ne kemi një plan për të shëruar Shqipërinë

PD: Rama dështoi me vaksinimin, ne kemi një plan për të shëruar Shqipërinë
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com